Rama, presion kreut të Komunitetit Mysliman, i dërgoi njerëz të japë dorëheqjen

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij.

“Informohem se Edi Rama ka dërguar njerëz për t’i bërë presion kreut të KMSH-së për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon Erdogan. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës.

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në autonominë e komuniteteve fetare. I bëj thirrje presidentit të Turqisë të sjellë dosje për çdo individ. Ne nuk mund të fajësojmë njerëz që janë shkolluar me fondet e Gylenit kur ai ka qenë aleati juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë.

Nuk mund të ndërhyhet në këtë pikë. Për xhaminë e falënderojmë për ndërtimin. Por nesër në pushtet do paguajmë çdo qindarkë për ndërtimin e saj. Autonomia është shumë më e çmuar”, – u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Deri ku shkon dreqtësia e kapur për të mbrojtur Irenën me 3 mbiemra!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar dy përgjigjet kontradiktore të Këshillit …

Leave a Reply