Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë jehonë reagimin të kongresmenit amerikan, Joe Wilson, lidhur me protestat studentore që po zhvillohen prej 5 ditësh në Shqipëri.
Në një dalje nga selia blu, Berisha lexoi edhe njëherë reagimin e fortë të kongresmenit Joe Wilson, duke shtuar se ai si një mik i shquar i shqiptarëve, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Berisha: Mirëmbrëma. Të dashur qytetarë dhe qytetare. Me kënaqësi ju informoj se kryetari i Komitetit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kongresmeni Joe Wilson, një mik i shquar i shqiptarëve, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Po lexoj reagimin e kongresmenit Wilson, kryetarit të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara:
‘Unë po ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleatin tonë në NATO. Populli shqiptar meriton liri, shtet ligjor dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga të gjitha llojet e dhunës kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre.’
Le të shprehim ne mirënjohjen e pafundme për këtë reagim shumë të çmuar dhe të rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Joe Wilson. Faleminderit!
Gazeta RD