Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e KE është reformimi i Skapit të partisë!

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se me “gjyslykët e Altin Troplinit nuk ka asgjë të qartë” dhe akuzoi kartelin e tij për krime të shëmtuara elektorale.

Ai theksoi se opozita ka heshtur për vite mbi veprimet e Troplinit dhe Gys Agasit, ndonëse janë dorëzuar dhjetëra çështje për shkelje ligjore.  Berisha kërkoi reformimin e skapit të partisë, duke marrë në mbështetje rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Me gjyslykët e Altin Troplinit nuk ka asgjë të qartë.

Po sa herë e denoncoi kartelin Troplini opozita?

Sa herë e denoncoi Gys Agasin opozita?

Sa kohë e mbajti në xhep mandatin e arrestit Altin Troplini për Troplinët?

Besoj se farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin.

Tregoi se është ortak, komplis në këtë krim të shëmtuar elektoral.

Këtu para jush janë paraqitur, dhe kam me dhjetëra në mos qindra të tjera, dokumente të shkeljeve më të rënda ligjore në qendrën e votimit.

Kush e pengon përveç përkatësisë së tij kriminale partiake, Altin Troplini për të nisur kryesisht çështje?

Le që ne kemi dorëzuar astje mbi 40 çështje…

Ai mbrohet sepse është mburojë e krimit më të shëmtuar elektoral dhe amnistisë.

Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …