Udhëtimet e Ramës me çarter/ Berisha: Do kërkojmë Komision Hetimor! Ka dyshime për atë që ka pasur brenda bauleve diplomatike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët e do të kërkojë sërish Komision Hetimor Parlamentar për udhëtimet luksoze të Ramës, me çarter privat.

Berisha tha se, ekzistojnë dyshime dhe të dhëna të pamohueshme për transporte me çarterin e Edi Ramës, për ngarkesa shumë të dyshimta.

“Ne kemi kërkuar siç e dini ju dhe kemi kërkuar një hetim shumë me interes për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, pasi ekzistojnë dyshime dhe të dhëna të pamohueshme për transporte me çarterin e Edi Ramës, për ngarkesa shumë të dyshimta.

Këtu i kam denoncuar sapo jam informuar. Ka burime të cilat thonë se valixhet diplomatiket të Edi Ramës me çarter, janë më voluminoze dhe më numerike të të gjithë qeverive të Europës të marra së bashku. Po.

Për të mos thënë pastaj, se ka zëra të tjerë që me çarter kanë udhëtuar persona të rrezikshëm shumë të kërkuar. Atëherë, ne kërkuam një komision hetimor parlamentar me këtë.

Ai u mbrojt nga pseudomaxhoranca e tij. Ne prapë do kërkojmë.

Ne do kërkojmë sepse, dhe do kërkojmë dhe mbështetje ndërkombëtare, për të hetuar si këto shpenzime ashtu dhe baulet diplomatike. Se kur udhëton kryeministri zakonisht udhëton me valixhen e tij, por në qoftë se ka një seri të pafundme baulesh, aty thuhet se është transportuar, janë trafiqe ilegale, monedhash, droge, apo ku ta di unë, nuk mund të them, sepse duhet hetimi.

Por të dhënat i kam absolutisht shumë të qarta, informacionet më fal”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë vetë për të dhënë llogari për skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e …