Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar gjatë konferencës së sotme për shtyp aferën e fundit të Edi Ramës me avionin charter për të udhëtuar në Hagë.

Berisha tha se, Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini.

“36 mijë euro merr Endri Fuga, avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën.

Në një kohë kur 18 për qind e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë tre vakte ushqim në ditë.

Për mua është abuzim ekstrem me pushtetin.

Me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Ramaduro me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë.

Por nuk mundet, u duhet avioni në dispozicion.

Por kjo mbrohet nga Altin Troplini se ky është një akt i dënueshëm.

Nuk ekziston asnjë ligj, asnjë vendim që e autorizon kryeministrin që të veprojë në këtë mënyrë.

Samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më para dhe muaj më parë mund të prenotoheshin biletat.

Por jo, do shkonte i kapardisur me çarter pasi shpenzoi 21 milionë euro.

A u kujtohet kur u thoshte shqiptarëve se çarteri është më i lirë se biletat?

Çfarë mashtrimi bënte.

Kështu që nuk mund të mos e dënoj me forcën më të madhe këtë akt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Keni sjellë buxhet për vjedhje, me një firmë Balluku mori 50 milion euro!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në diskutimet e mbledhjes …