Berisha: Elbasani dhe Durrësi janë zonat ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve serial të karteleve ka qenë më i madh!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike ka nisur një kontroll të kutive të votimit në qarqet Elbasan dhe Durrës, ku sipas tij është përqendruar ndikimi i karteleve kriminale.
Ai tha se manipulimi është bërë përmes kërcënimeve ndaj qytetarëve dhe zëvendësimit të kutive të votimit. Sipas Berishës, rinumërimi nuk është kërkesë e PD, por e kandidatëve, ndërsa opozita beson se “vota vdiq pa hyrë në kuti”.
Ai akuzoi qeverinë për blerje masive të votës me para, legalizime, punësime dhe të dhëna personale. Berisha përmendi si përfitues të kësaj farse Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho dhe Ani Dyrmishi e te tjerë. Berisha u shpreh se ky është një “shtet elektoral” i denoncuar botërisht.
“Këto janë të qarkut të Elbasanit. Sigurisht ne mund të kontrollojmë çdo kuti votimi, por ne kemi zgjedhur disa zona e qarqe, u zgjodh qarku i Elbasanit, do kontrollohet dhe Durrësi,
aty ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve seriale të karteleve ka qenë më i madh.
Nuk është kollaj të marrësh një kuti dhe të zëvendësosh me një kuti tjetër. Por kjo bëhet atëherë kur ti mbyll gojën e njerëzve me kërcënime me jetën, të cilat janë kërcënimet më të rënda.
Ne kemi zgjedhë pikërisht zonat e karteleve për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, dimensionet monstruoze të krimit elektoral në këto zona.
Natyrisht ky kontroll dhe ky është kontrolli i partisë, është çështja kryesore për të sqaruara ata që po komentojnë rinumërimin. Rinumërimi është kërkesë e kandidatëve të cilën ne e respektojmë dhe i përgëzoj ata kandidatë që kërkuan transparencë.
Por nuk është kërkesë e PD. Jo, sepse ne kemi pikëpamjen, kemi besimin, qëndrimin tonë, vota vdiq pa hy në kuti. Kjo është farsa.
Këto janë elementë të cilët tregojnë se si, Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho, Ani Dyrmishi, etj., morën 130 mijë vota, deputetët e karteleve.
Ky është një dimension, por një dimension që po vërtetohet.
Dimensioni tjetër është blerja e votës me prokurime publike, 500 mln.
Është blerja e votës me 100 euro për 48% të votuesve, pensionistë.
Është blerja e votës me 100 mln rrënjë kanabis territor për tu mbjellë.
Është blerja e votës me punësimin e dhjetëra mijëra punonjësve.
Është blerja e votës duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve, terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar me premtime dhe kërcënime.
Pra, është blerja e votës duke firmosur mijëra e mijëra leje legalizimi apo punësime të përkohshme.
Përveç këtyre ata nuk janë mjaftuar me këto, që janë publike, por ata me një verbëri kanë përdorur çdo mjet tjetër për të deformuar, për të falsifikuar rezultatin.
Këto janë shtesë këto që tregojmë ne, sepse shteti elektoral tashmë u denoncuar botërisht.
Këshilli i Europës, rekomandoi të ndahet partia nga shteti, iku ajo punë.
Kjo është damka më e madhe që ka marrë në 32 vite ndonjë vend. Të ndahet partia nga shteti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë vetë për të dhënë llogari për skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e …