Bisedat telefonike me bandat/ A do të ngrihet komisioni parlamentar për Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor urgjent për dëshminë e prokurorit Arjon Ndoja, i cili ka deklaruar se ka të regjistruara bisedat telefonike të Edi Ramës me bandat.

Berisha ngriti dyshime, se kreu i qeverisë ka gisht në atentatin që iu bë prokurorit Ndoja 2 vite me parë.

Në fjalën e tij në parlament, Berisha hodhi akuza të forta, se Edi Rama, me kërkesë të presidentit turk Erdogan, po i bën presion kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu, për të dhënë dorëheqjen.

Teksa u ndal tek ngjarja në Kavajë, ku 31-vjecari Ilvi Meta u gjet i vdekur ne komisariat, Berisha dënoi qëndrimin e regjimit për këtë rast që sipas tij nuk është i izoluar, ndërsa e quajti vrasje të mirëfilltë shtetërore. Berisha u kërkoi deputetëve në sallë 1 minutë heshtje në nder të Ilvi Metës, por kësaj thirrje nuk iu përgjigjën deputetët e mazhorancës, të cilët ndryshe nga  ligjvënësit opozitarë, zgjodhën të flisnin.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …

Leave a Reply