Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë.
Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre.
Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit./kapitali