Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit, janë një grup piratësh që vjedhin pafund!

Alizoti tha se, po helmohen edhe njerëzit, janë një grup piratësh që vjedhin pafund. Kanë blerë edhe ca, analistë, gazetarë dhe, media të cilët fryjnë njerëzit, mashtrojnë njerëzit se do hyjnë ne Evropë.

“Po, ka në Evropë kështu. Të ndodhte kjo në Evropë, ishte gjithë qyteti këtu në rrugë. Kjo është e tmerrshme. 26 milionë euro kanë ikur kot në një vend të varfër si Elbasani. Me 26 milionë euro do të mund të rregulloje qindra gjëra në këtë qytet. A e kuptoni sa e dhimbshme është, apo jo. Më këto para kanë blerë vota ata. Ku është kryetari i Bashkisë, ku është, është aksionere bashkia”, tha Alizoti.

Ndërsa për rritjen e çmimit të depozitimit Alizoti tha se, këta duan të vjedhin akoma më shumë.

Këta kanë hyrë në botën e vjedhjes dhe u është kthyer ne epsh në pasion, qytetarët këtu ne Elbasan të dalin dhe këtu bashkë me ne të bllokojmë këtë maskarallëk. Kjo do që njerëzit të çohen. Ja pra ku e keni qeverinë madhështore që do e çojë Shqipërinë në Evropë. Do bënin edhe një garë për formula 1.

Këtu është një kancer i gjallë. Këtu mund të bëhet një garë kush është pirati më i madh në botë. Dhe kam përshtypjen se këtë e fitojnë këta. Mund ta bëjnë edhe me pistën e mbetjeve të plehrave. Këtu janë për medalje”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …