Mbi pritshmërinë e raportit përfundimtar të OSBE – ODIHR për 11 majin

Nga Ndriçim KULLA

A do flitej më për zgjedhje të drejta të lira dhe demokratike, në rast se pushteti me hiçkëla dhe kleçka juridike do vazhdonte të burgoste  krerët e opozitës në prag të zgjedhjeve ?!

Çfarë do ndodhte sikur në Itali ish të majtët në pushtet me kryeministër Mateo Rencin do nxirrnin histori juridike për ta ndaluar Giorgia Melonin për të konkurruar me alternativën e tyre për italianët. Po me grekërit me francezët, gjermanët, çekët apo polakët?

Mendoj se klima e terrorit politikë mbi opozitën duhej    ishte si referenca më kryesore e vëzhguesve ndërkombëtarë pë zgjedhjet parlamentare të debatuara të 22 majit.

Nuk mund të thotë  kush se demokracia po ecën fjollë edhe në Evropë në të gjitha dimensionet e saj, por garantimi i vullnetit të njerëzve është bërë  tabu.

Po bëhen dekada që me parimet dhe standardet e vlerave demokratike që kanë pranuar, evropianët po ecin përpara.

Nga sinjalet e raportit paraprak të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri  mbizotëroi konstatimi shumë serioz, se këto zgjedhje të përmbytura nga shkelja e standardeve të përcaktuara nga forumet institucionale evropiane, nuk ka arsye që të trajtohen së paku si dy zgjedhjet paraardhëse për pushtetin qendror në Shqipëri, duke mos përfshirë këtu edhe procesin më skandaloz që mbizotëroi në zgjedhjet e kaluar të  pushtetit lokal. Do ishte vërtet shumë  tragjike që ne në aktin përfundimtar të vëzhgimit të na jepet një recetë  rutinë  e përsëritur, me disa ilaçe, ndoshta edhe të forta dhe ne ti drejtoheshim farmacive qeveritare të cilat janë të gjitha monopol i pushtetit autoritarist të Edi Ramës. Pra, do hynim  pa dashur në kategorinë e një  komedie , ku  demokracia do bëhej më e rrënuar ndërsa   përshkrimi i arbitrit do zgjatej me një përfundim të pa  qartë . Pra, në kuptimin e vlerësimit të legjitimitetit për këto zgjedhje , duhet të hapet një llogari tjetër mbi to dhe gjykimi ndaj tyre, duhet që të mos trajtohet  thjesht, si me rrëfimet e mëkatarëve  tek prifti në kishë.

Shqiptarët dhe më konkretisht demokratët, janë jo vetëm të revoltuar  nga qeverisja kleptokratike 12 vjeçare ,por edhe më shumë të dërrmuar për rrëmbimin e vullnetit të votës së tyre të lirë.

Kjo e rëndon akoma më shumë gjendjen social – psikologjike të këtyre njerëzve. Vullneti i të gjithë shqiptarëve kërkon që arbitri ta jap gjykim siç duhet ,siç e kërkon rasti , të guximshëm , të drejtë , të qetë , të drejtpeshuar  dhe objektiv , duke  mos trashur asgjë nga çfarë ka  ngjarë në të vërtetë  por , duke mos lëmuar dhe holluar asgjë të pa nevojshme  që rëndon mbi shpinën e të  ardhmes  së njerëzve dhe demokracisë.

Që ne shqiptarët sot i kemi sytë nga raporti i arbitrit OSBE- ODIR do të thotë shumë.

Kjo do të thotë, se shpresa jonë gjendet në buzë të humnerës dhe është më se e natyrshme të besojmë dhe të presim  vlerësimin e drejtë të Evropës.

Ne këtë e meritojmë brenda këtyre vlerave që kemi gjithë  pranuar dhe ndajmë së bashku dhe kjo nuk duhet të konsiderohet si një pretendim  i sforcuar.

Do të thotë, se në përpjekjet tona për të  rikthyer demokracinë e përmbysur ne kemi shpresë në kulturën dhe parimet demokratike evropiane, duke përjashtuar rrugën e dhunës. Respektojmë besimin  tonë tek institucionet evropiane të cilat kanë monitoruar provën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Dhe për rrjedhojë duhet një gjykim i drejtë i asaj çfarë ka ndodhur para dhe në 11 majit në mënyrë që ti hapte rrugë një procesi ringjallje  për të cilën ka nevojë domosdoshmërie demokracia shqiptare.

Ne kemi një dekadë këtu, ku kemi bërë zgjedhje disa here me radhë , si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, dhe për  standardin i tyre do ta plotësonte  saktësisht ajo thënia e Stalinit, se nuk ka rëndësi se kush voton dhe për këtë voton , por rëndësi ka kush i numëron këto vota. Dhe siç është bërë e njohur më së shumti, këto vota i ka numëruar pa filluar votimi, në të gjitha proceset që janë  zhvilluar, regjimi i Edi Ramës.

Performanca e standardit të një sistemi diktatorial në Shqipëri nuk duhet kurrsesi qe të konsiderohet si një përjashtim apa thjesht një devijim  i momentit nga rruga e demokracisë. Përkundrazi, duhet marrë me shumë seriozitet duke menduar për pasojat e së ardhmes.

Raporti paraprak i OSBE- ODIR është normale që të mbetet parathënia e vlerësimit përfundimtar të këtij procesi. Por vetëm parathënia, sepse ka pa tjetër nevojë që të pasqyrohet me tërë dimensionet e klimës së trysnisë dhe terrorit të bardhë  mbi votuesit  ditën e zgjedhjeve por dhe  tërë zinxhirit të manipulimeve të cilat  e ka zanafillën tek partia shtet e transformuar në mënyrë inxhinierike në shtet elektoral.

Këto votime janë një  shembulli shumë i keq. Ndaj  institucionet evropiane, cilat  monitorojnë mbarëvajtjen e demokracisë për të gjitha vendet evropiane dhe  OSBE-së, duhet që ti kushtojnë më tepër vëmendje të mëtejshme rezultatit të vëzhgimit të tyre të drejtpërdrejt që ato kanë bërë në teren. Rastet e përsëritura të shkeljeve dramatike në standardin zgjedhor dhe të përsëritura nga viti në vit, keq  e mos më keq ,tregojnë, se jo vetëm që është shmangur monitorimi i mëtejshëm i rekomandimeve të tyre profesionale, por përveç kësaj edhe ajo që është parë dhe është sintetizuar nuk ka qenë në proporcion të drejtë me detyrat që do kishin nevojë, jo vetëm për  parandalimi i zgjedhjeve të manipuluara ,por edhe ribërjen e nevojshme  të këtyre zgjedhjeve. Do ishte plotësisht e nevojshme që ndërkombëtarët në rolin e arbitrit, të pranonin tërë atë tablo që kanë parë në lidhje me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, por gjithashtu  të jepnin njëkohësisht në mënyrë të qartë edhe gjykimin e plot të pavarur në lidhje me atë çfarë kanë parë apo zbuluar.

Rekomandimet, mendojnë se do vlenin shumë të ishin plotësisht  të drejtpërdrejta. Gjuha e lustruar diplomatike do  binte në nivelin e  lojërave të  fjalëve dhe nuk do ti shërbente zgjidhjes së problemeve të mëdha.

About Redaksia

Check Also

Në Kryeqytetin pa Teatër dhe pa ekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Nga Adriana KALAJA Në Kryeqytetin e kthyer në një qytet mafioz në fakt, sot në …