Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cenimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.
Kujtojmë se SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve në GJKKO, ndërsa seanca e parë u shty për shkak se nuk ishim njoftuar si duhet palët.