CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Vokshi: Kolegët në PPE-OSBE u shokuan nga zgjedhjet e 11 majit! S’jam ndjerë kurrë më keq…

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ndarë shqetësimet e PPE dhe OSBE, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pas vizitës që delegacioni i opozitës pati në Bruksel.

Duke folur në seancën e fundit parlamentare të kësaj legjislature, Vokshi tha se kolegët e saj në PPE-OSBE, mbetën të shokuar, pas pamjeve filmike që u vumë në dispozicion, lidhur me farsën elektorale të 11 majit. Sipas saj, për evropaianët është e papranueshme që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, përmes një farse elektorale.

“Nuk jam ndjerë kurrë më keq se sa këtë herë në PPE dhe OSBE. Kolegët flisnin për mungesën e çdo standardi në zgjedhje. Flisnin se si shumica e votuesve ose flisnin me frikë, ose vëzhguesit largoheshin prej frikës. Shantazhi, intimidimi ishte pjesë e procesit se zgjedhje s’ishin. Administrata ishte kthyer në rrjet patronazhimi që dhunonte votën, flisnin për lidhjen e mazhorancës me krimin e kartelet e drogës.

U shokuan kur shihnin pamjet kur komisioneri kontrollonte votën…madje u shokuan dhe pyetja që bënin ishte: Kështu doni të hyni në Evropë, kështu pretendon kryeministri juaj të hyjë në Evropë? Asnjë prej rekomandimeve të OSBE-ODIHR s’është bazuar deri më sot.

Për çfarë buxheti flasin ne sot, që t’i shkojnë AKSHI-t, që na kanë vjedhur dhe ato pak të dhëna që kanë mbetur e t’ia vënë në dispozicion zyrave të PS. 500 mln euro janë shpenzuar për vota nga paratë e taksapaguesve, përmes faljes së gjobave. U vodhën edhe përmes bonuseve të pensionistëve. 46 mln euro tender, asfaltime, kemi dërguar dhjetëra kallëzime, 50 kallëzime e SPAK thoshte ku janë, na keni dërguar foto pa ngjyra e na thonin ku janë”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm/ Yuri Kim hidhet në rrugë nga Marco Rubio

Tani do të hajë barin e demokratëve. Në foto Yuri Kim duke protestuar pas shkarkimit …