Pasioni dhe përkushtimi ndaj artit të fjalës, Vranari: Rrugëtoj bashkë me personazhet

INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (V)

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Në këtë pjesë të pestë të intervistës sonë ekskluzive me shkrimtaren e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj, zhvendosemi në një dimension më të thellë të krijimtarisë dhe mendimit të saj letrar. E njohur për gamën e gjerë të veprave, që nga proza e shkurtër, romanet, poezia, letërsia për fëmijë e deri te përkthimet, autorja ndan me ne reflektime mbi historinë dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, që nga fillesat e saj e deri në sfidat që përjeton sot.

Përmes kësaj interviste, ajo na tregon jo vetëm për shtysat e brendshme që e motivojnë të shkruajë, por edhe për raportin e saj me format e ndryshme të të shkruarit. Nga poezia si shprehje e ndjenjave më intime, tek fabulat dhe përrallat që mbartin mësime për brezat e rinj, e deri te procesi i përkthimit si një dialog mes kulturave – çdo fjalë e saj reflekton pasionin dhe përkushtimin ndaj artit të fjalës.

GM: Si do ta përshkruanit historinë dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, duke marrë parasysh rrënjët e saj, momentet kulmore dhe sfidat që ajo përballet sot?

VVH:  Pavarësisht nga ritmet e zhvillimit, por si në çdo vend të botës edhe në Shqipëri Letërsia ka hopet dhe periudhat e saj të zhvillimit. Rëndësi kanë artefaktet e fillimit të mbishkrimeve të para pellazge të gjetura nga zbulimet arkeologjike.• & “Kanina e lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”2021, ku: Shkrimi në Mozaikun e Mesaplikutflet shqip thonë studiuesit, N. Stillo, A. LlallaI.Mati dhe linguisti i shquar, Eshref Ymeri  Kurse N. V. Falaski thotë:“Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe”. * Kultura e Minosit në Kretë, më së miri flet disku i Festos, të cilin e ka deshifruar albanologu Stillos. Disku i Festos është një artefakt paragrek, pra është shkrim pellazg- ilir, i cili njihet si një nga dokumetet e para shkrimore, në një qendër të rëndësishme të Kretës minoike, gjatë mijëvjeçarit II. pr.Kr., i takon viteve 1850-1600 pr.Kr. (Vivra, po aty, f. 305). Të gjithë autorët e antikitetit  dalin me përfundimin se kultura minoike është kulturë pellazge, e cila është shumë e hershme, 1000 vite para ardhjes së fiseve semito-egjiptiane. • Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë. Kurse gjuha greke nuk është folur në gadishullin Ilirik para shek.VI. pr. Kr, dhe “Qytetërimi Miken”i zbuluar nga studiuesit Ventris e Chadwicktë cilët i dhanë edhe emrinnuk i përket qytetërimit Helen, por atij Pellazg…Këtë e dëshmon studiuesi arvanitas, Niko Stillo,që deshifroi shkrimin në anën e pasme të diskut të  Festos dhe është një këngë çame 3600 vjeçare, që i takon vitit 1600 pr. Kr., kur fiset semite nuk njiheshin fare në Evropën jugëlindore  Te kjo këngë e ka zanafillën letërsia pellazge e shkruar.

Lindja dhe zhvillimi i letërsisë në Shqipëri.

Dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhënë lajmin e rrallë… në hulumtimet e viteve 1992-1993 në arkivat e Vatikanit ka zbuluar një dorëshkrim shqip të vitit 1210. Vepra mban firmën e datës, 9 mars, 1210, firmosur nga Teodor Shkodrani. Dorëshkrimi ka 208 fletë të formatit 28×39.5 cm, Shkrimi më i vjetër i shqipes  bazuar në dokument të  fotografuar në: “Autoktonia e Shqipërisë  Jugore, Enigma e Shekujve”-2020 V. V. H: libri studimor -F.133 , ku, Gaius Plini Plaku (23-79 e.re.), natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.re. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar “Naturalis Historia“.  Në vëllimin VII. të këtij libri, F.92-93 ai shkruan:

Latinisht: “Ex quo aparet æternum litterarum usum. In Latium eas attulerunt Pelasgi”.
Italisht: “Da questo risulta l’uso perpetuo delle lettere dell’alfabeto. Nel Lazio le portarono i Pelasgi (le lettere dell’alfabeto).”

English: “This results in the perpetual use of the letters of the alphabet. In Lazio (the letters of alphabet) were carried by the Pelasgians.”

Albanian: “Nga kjo rezulton një përdorim i vazhdueshëm i shkronjave të alfabetit (gjuhës së shkruar). Në Lazio ata që i sollën(shkronjat e alfabetit)” ishin Pellazgët.

Si vend i pushtuar ndër shekuj, tek ne letërsia u zhvillua pak më vonë, në shekujt XV-XVI.

*Letërsia e vjetër lindi në formën e letërsisë gojore si rapsodi,gojëdhëna, bejte me autorë:  Nezim Berati (1680-1760), Hasan Zyko Kamberi (pas viteve 1750), Muhamet Kyçyku(1784-1844). Shumica e tyre u shndërruan në legjenda.

Shkrimi i parë në gjuhën shqipe është Formula e Pagëzimit që i përket vitit 1462, me shkronja latine në dialektin gegërisht: “Un t’pagzoj n’emn të atit, t’birit e shpirtit t’shejt!”,

*Më 1497 Arnold fon Harf ka shkruar në shqip pjesë nga ungjilli.

*Në vitet 1508-510 Marin Barleti shkroi “Historia e Skënderbeut”, libri i parë në gjuhë shqipe. *Gjon Buzuku më 1555 shkroi “Meshari-n” që u botua pas1600. *Të kësaj kohe janë veprat nga, Pjetër Budi,Pjetër Bogdani dhe Frank Bardhi.

*Rilindja shqiptare nisi me librin “Këngët e Milosaos  të Jeronim De Radës, të cilin e pasoi Naim Frashëri, rilindasi më i denjë që ndryshe quhet “Alighieri shqiptar”. Kostandin Kristoforidhi si gjuhëtar dhe përktheys. Letërsia kryesisht u zhvillua në emigracion, kurse në vend, si qendra letrare u dalluan Elbasani, Shkodra, Gjirokastra,Janina dhe si qendër e veçantë ishte Voskopoja e viteve 1720-1770. Qyteti më i zhvilluar i Ballkanit juglindor, ku u ndërtua Akademia, Biblioteka dhe Shtypshkronja. Aty u shkruan veprat e para filozofike nga Anastas Kavalioti. Autor të kohës ishin Çajupi, Mihal Grameno, Asdreni, Ndre Mjeda etje. Kalabria u bë djepi i Rilindjes shqiptare me shumë autorë: Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Jul Variboba,Lek Matranga, Francesko Krispi, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi etje. Në vitet 1900 e në vazhdim shquhen Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, me të cilët nisi epoka moderne që u ndikua nga letërsia dhe filozofia perëndimore.Kjo u pasua nga autorët e viteve 1930 si: Migjeni, Zef Valentini, Tajar Zvalani, Pashko Gjeçi,Mehdi Frashëri, Haki Stërmilli,Petro Marko, Isuf Luzaj, Nebil Çika (autor i revistës Minerva),Arshi Pipa, Kudret Kokoshi, Anton Harapi, Nonda Bulka, Eqerem Çabej, Namik Resuli, Krist Maloki, Branko Merxhani e të tjerë. Veprat e tyre u ndaluan të botoheshin, apo të qarkulloin. Pas viteve 1950 nisi një letërsi dogmatike e drejtuar, e orientuar nga politika, e cila u quajt letërsia e Realizmit socialist përballë së cilës u zhvillua letërsia e ndaluar ose e sirtarëve (që nuk lejoheshin të botoheshin). Këta të fundit ose dënoheshin me burgim, ose u ndalohej botimi dhe qarkullimi i veprave. Ndërsa pas viteve 1990 letërsia mori hov, një letërsi e mendimit të lirë, bashkëkohore, e cila më shumë ka marrë hov në emigracion. Por letërsia që të krijojë shtratin e saj, fizionominë e saj autentike shqiptare ka nevojë për kritikë të mirfilltë dhe të jetë e organizuar në mënyrë institucionale, që të shoshitet cila ka vlerë dhe cila vepër jo. Ka shumë autorë që kanë botuar vepra me vlerë, të cilat anashkalohen, ose i lënë në harresë jo pa qëllim. Për fat të keq në vendin tonë ende vlerësohen librat me përmbajtje politike.Ndaj është e domosdoshme një kritikë e institucionalizuar që të bëjë przgejdhjen eveprave më tëmira për t’u prai Kjo ka bërë që letësia shqipe të quhet provinciale, se korifejve u dhe tituj akademik dhe i përktheu Partia e Punës që i bëri të famshëm. Edhe brenda kufijëve ka pena të forta, studiues, gjuhëtarë, të cilët i vlerëson bota, kurse atdheu i tyre hesht. Nuk ka turp më të madh për Akademinë e Shkencave Shqiptare, mirë për vlerësim, sa janë tepër ambicioz dhe koprac, por as e zënë në gojë Gjuhëtarin dhe Frazeologun e shquar,Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri, i  cili e ka vendosur veten në majën e Panteonit kombëtar, me pasurimin e gjuhës shqipe, leksikun dhe frazeologjinë e gjuhës sonë, si formulues i dhjetë fjalorëve dhe 5 Fjalorëve Frazeologjik. Apo për të ndjerin studiues,i shkencave gjeologjike , tezat e të cilit i ka pranur bota, kurs vedi i tj nuk zëm në gojë sepse nuk i lë egoizmi dhe smira.

GM: Çfarë ju frymëzon të shkruani proza të shkurtra, dhe si e vlerësoni këtë formë shkrimi krahasuar me format më të gjata si romani?

VVH: Z. Gëzim, nuk e di pse keni këtë mendim. Unë po aq e motivuar jam si për prozën e shkurtër, tregim, novelë, skicë letrare, ese, po dhe për romanin,  i cili është gjinia që më mbush shpirtin dhe më jep shtrirje si në hapësirë dhe kohë. Meditimet, ballafaqimet, dialogët që zhvillohen në një roman kanë shtrirje lineare, e cila më bën që unë të rrugëtoj bashkë me personazhet, t’i njoh dhe të më njohin…

Bashkëbisedimet, përplasjet e mendimit mes ndërgjegjjes dhe nën/ndërgjegjjes sime, janë aq të bukura, aq joshëse dhe filozofike, ku vetdija ime ndahet më dysh.Njëra gjysmë kritikon ose pyet, kurse gjysma tjetër e qenies sime, duke analizuar faktet ndoshta janë edhe të koklavitura, gjen rrugëzgjidhjen e problemeve që hasen në jetë. Kur i kthehem ndonjërit prej romaneve të viteve të para, si “Jetë në udhëkryq”,“Ringjallur si Krishti”, “Rrëfim në të perënduar”, “Zonja me karafila të bardhë”, “Vonë, tejet vonë”,  Ankthi i së vërtetës” dhe pasi lexoj një paragraf, them:“Pse, unë e kam shkruar këtë?! Ndërsa kur botova romanin e parë “Dhembje Nëne’, u shpreha, se unë nuk do të shkruaj dot roman më të dhembshëm se ky. Romanet më bëjnë të mendohem shumë. Jo aq sa për të filozofuar, por për ta bërë ndodhinë sa më origjinale, më prekëse, apo më enigmatike, që lexuesit t’i hyjë në çdo embrion dhe qelizë. Çdo libër i secilës gjini qoftë, kur del nga botimi e pres si nëna lindjen e fëmijës së parë Me këtë dua të them se vlera e çdo libri nuk varet nga faqet, sepse letërsia nuk matet as me kilometra dhe as me peshë. Njësia matëse e artit të të shkruarit, matet nga tematika e përzgjedhur prej autorit, nga idetë që parashtrohen në libër dhe sa ka arritur shkrimtari të realizojë synimin e tij. Për analogji po bëj një përballje mes një vepre madhore, Trilogjia “Vështroni Meduzën” me 1100 faqeku kam përfshirë tre romane që kanë një bosht të përbashkët,(‘Prolog jete’,‘Vështroni Meduzën’ dhe‘Dilema e së nesërmes’)   me novelën mahnitëse“Çmimi i Dualizmit”,me 38 faqe. Për trilogjinë m’u deshën mëse dy vite punë, kurse pë novelën vetëm një ditë, ose disa orë. Novela përtypet shpejt në strukturim se ka rrugë të shkurtër dhe dy-tri problematika. Rruga e romanit është e gjatë me të përpjeta dhe të tatëpjeta që e vënë trurin dhe kujtesën në punë intensive. E megjithatë në mos gabofsha kam 23 romane të botuara dhe një e kam gati për botim, madje dhe të redaktuar. Zakonisht ngjarjet që më kanë bërë përshtypje, qofshin të jetuara gjatë jetës sime, apo të rrëfyera si raste të veçanta, unë me rrufenë e trurit e ndërtoj novelën menjëherë. Pas novelës “Mamaja”-2000, u botuan 5 novela (libra të veçantë), një vëllim me skica letrare, tregime dhe novela, “Kush e vrau Kaftanazin”, një vëllim me prozë të shkurtër, “Dashuria plagoset, por nuk burgoset” ose( Letra nga Ferri), një vëllim me skica letrare, ”Simfoni shpirti”, libri “Kurth, mashtrim apo vetëmashtrim”- tregime novela (30)  dhe “I shtrenjtë çmimi për jetën”, me 32 novela e tregime të zgjedhura në Shqipëri, ribotuar në Edittion Globe ( Moldavi). Zakonisht novelat janë më të kërkuara për shkak të çmimit të ulët. Si numër, natyrisht janë mbi 50 novela të botura për herë të parë, se në vëllimin e fundit me novela të zgjedhura ka përsëritje. Janë 13 libra të botuara të kësaj gjinie të shumëkërkuar, në prozë të shkurër. Kjo intervistë ngjet si një rrëfim i qenies sime, apo si një bisedë me vetveten, megjithëse pyetjet e mençura, të ciat i ka formuluar, z. Gëzim Marku, do ta botoj si libër më vete, pasi aty është rrjedha e një jete plot vuajtje, zhgënjime dhe fitore. Pikërisht në këto pak faqe që fasi dhe meditojnë pa pushim, përballen sa e sa të kundërta, e mira me të keqen, e shëmtuara me të bukurën,pasuria me varfërinë, drejtësia me padrejtësinë, e vërteta me gënjeshtrën, iluzioni me realitetin. Dhe ky është realiteti i njerëzimit.  Kjo është  “JETA IME”!!!

GM: Jeni autore e disa librave me poezi. Çfarë mund të na tregoni për veprat tuaja të botuara deri tani dhe si do ta përkufizonit vetë poezinë si formë arti?

VVH: Poetët janë hyjnitë që pasqyrojnë shpirtrat njerëzorë. Është mëse e vërtetë që unë kijimtarinë time e nisa me një vëllim të vogël poetik. Gjatë 15 viteve të para kam botuar tri libra me poezi: “Loti nuk ka faj”, “Të pres”, “Sa do të doja” e disa të tjera që nuk i kam përfshirë, por nga ato kam përzgjedhur poezitë që më dukeshin më të bukura për t’i futur për përkthim. Në të gjithë librat në palosje të kopertinës, vendos një poezi si sentencë e përmbajtjes. Janë po këto poezi të tri librave që janë përkthyer në librin dy gjuhësh-shqip-rumanisht e në shqip-Greqisht. Prej tyre kam përkthyer disa në italisht dhe anglisht për t’i paraqitur në konkurset Nd/kombëtare. Jam e çuditur, që me poezi kam fituar mbi 33 Çmime Kombëtare dhe Nd/Kombëtare. Në prozë kam fituar vetëm Çmimin e I -në Mal të Zi me novelën “Virtyt i faljes” dhe Titullin Akademike e kam marrë me studimin “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” Në Konkursin poetik Internacional në Prione -Firence, fitova Çmimin e I-Nd/kombëtar dhe jam e vetmja autore shqiptare mes 205 poetëve nga e gjithë bota, që jam futur në antologjinë botërore të tre viteve (2010-2012), me poezinë “Sa do të doja”. Por gjinia e poezisë mund të përmendet në krijimatrinë time si krijuese, por etiketën “poetë” e mbajnë ata që shkruajnë vetëm poezi ose më shumë poezi sesa prozë. Poezia e mirëfilltë, krahasuar me të gjithë llojet e prozës, është gjini e shkurtër, e ngjeshur me ide të arta filozofike e psikologjike, plotkuptimshe, e cila përmes metaforave, paralelizmave, krahasimve, aforizmave dhe figurave të tjera letrare të bënë të kuptosh shumë. Poezitë e bukura të çojnë në të gjitha burimet për të freskuar trurin dhe ndërgjegjen. Poetët si Ali Asllani, Lasgush Poradeci, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja,Ali Podrimja, Maku Pone, Fatmir Terziu -Londër, Ruzhdi Gole e shumë të tjerë, kanë një poezi që të rrëmben, e cila të bënë të mendohesh dhe të futesh në analiza të thella filozofike. Ose të ngreh peshë me flatra engjëlli dhe të çon në parajsë. Këta quhen poetë. Poezia jep detaje më të shkurtra të jetës. Kurse proza ka shtrirje si në hapësirë, në kohë dhe në gjerësinë e mendimit. Ndaj them se poezia u përket hyjnive që përfaqësojnë piskamat kulmore dhe krakterin e veçantë të shpirtërave njerëzorë. Kurse unë nuk ulem gjatë në poezi, ndaj nuk më merr shumë kohë kjo gjini. Zakonisht vargjet poetike i thur e stimuluar nga një ngjarje historike e bukur apo e dhembshme e kohës së shkuar ose nga realiteti i hidhur siddomos nga fenmenet sociale që trazojnë jetën njerëzore.. Shumica e tyre janë lirike, psikologjike dhe pasqyrim karakteresh njerëzore.Poezitë i kam krijuar si ndjesi të çasteve që më lënë shumë vragë në ndërgjegjje. Gjatë jetës së çdo njeriu krijohen mbresa të tilla që nuk shlyhen kollaj nga kujtesa. Poezitë e bukura, siç më kanë lënë ndjesi mua, u kanë lënë gjithë lexuesëve sipas moshave, kulturës, karaktereve dhe interesave. Duke parë ndikimin e poezisë te lexuesit, dal në të veçantën e vargut poetik, në vlerat edukative që mbart. Nuk më pëlqejnë vargjet me rimë, ndaj nuk e përdor rimën në poezi. Shumë-shumë, vargu i parë mund të rimojë me vargun e pestë apo të gjashtë, gjë që përsëritet. Në mënyrë të tillë krijon një bosht kuptimi të këndshëm dhe nuanca të pashlyshme artistik apo vlera kombëtare. Po jap disa mendime të kritikës rumune për librin poetik shqip -rumanisht “Rrënjët” më 19.10 2011:

*Marius Chelaru,Redaktor i librit në rumanisht”Rrënjët”- (poet, eseist, kritik letrar.)

“…Në krijimtarinë e shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari flitet aq bukur, por tronditëse për një jetë të burgosur, për një komb burg, ku u prangos edhe ndjenja më sublime „dashuria”… Lexuesit rumun i jepet rasti ta ketë në disponim një dimension letrar të gjendj2011eve shpirtërore, të kujtimeve dhe përjetimeve, një mesazh për kombin dhe atdheun …një krijimtari e…shkruar nga një krijuese që ka vuajtur shumë dhe që i ka mbështjellë në tesha vjershërimi, mendimet që kanë nxitur interesimin e lexuesve, brenda dhe tejmatanë kufijëve të atdheut të saj në librin me poezi “Rrënjët”.

* Monica Muresan (Poete, kritike letrare -Rumani )

« …vargu i shkurtër, elegant dhe hijerëndë i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, i rijep ngjyrën personale kësaj poeteje fine dhe shkrimtareje shumë dimensionale, një zë i fuqishëm por diskret, dimensioni i brendshëm i së cilës sondon dhe zbulon njëherit, qartësitë dhe paqartësitë e një bote e cila i nënshtrohet “kohës bastarde”.

*Mihai Antonescu (poet, N/kryetar i Akademisë së shkrimtarëve Bukuresht

“…Thellësia dhe vlera e vargut të znj. Vranari nuk mbështeten mbi lulet e metaforës, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit, atje ku dëgjohen tingujt e melodive hyjnore, atje ku hyjnitë kanë krijuar mrekullitë për këtë vend të mrekullueshëm, atje ku ndjehet afshi i dashurisë, malli për lirinë e munguar, dëshira ndaj një Shqipërie të përsosur ashtu si Zoti e ka përzgjedhur vendin e saj,duke i dhuruar natyrën e pakrahasueshme, magjke e të plotpushtetshme. (Vëllimi poetik rumanisht “Rrënjët”)

*“Prof. Dr.Fatmir Terziu, poet, shkrimtar, kritik, kineast, fitues i sa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare shkruan:

Kur nisa të përkthej poezinë e  Vilhelme Vranari-Haxhirajt në gjuhën angleze, në mendje më silleshin fraza e vargje që lidhen me të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen. Tredimensionaliteti filozofik vargut rrekej në një substancë organike që dilte nga thellësia e shpirtit. “Loti nuk ka faj” (1996), dukej se ishte ai gur diamanti që prodhonte kënde, konfiguracione dhe hapësira për të thelluar arsyen e leximit dhe analizës. Më pas kur mora në dorë vëllimin “Të pres…” (2000) natyrshëm largësia, hapësira dhe vetë koha në këtë lidhje ishin aspekte sa metaforike aq edhe proverbiale. Mbi çdo fjalë ka një arsye, mbi çdo varg prehet një mesazh. Pakkush mund të vejë në dyshim hapësirën e ‘lotit’ të lexuar në poezinë e kësaj autoreje, pakkush! Është një poezi që vjen nga hapësirat e errëta dhe shtrihet gjerë e gjatë në hapësirat e lirisë, virtytit dhe respektit. Është një simbolik që vjen nga shpirti dhe i falet buzëqeshjes. Një simbolikë që vjen në tri mënyra për lexuesin: E para, e vendos poezinë në interaktivitetin e lexuesit. E dyta, intensifikon jetën mes figurave retorike dhe përsëritjes. Kurse e treta i sjell arsyet ‘konceptuale’ të gjykimit dhe njohjes së realitetit.
Z. Gëzim, më mirë se këta kritikë të mirfilltë, unë nuk mund ta përcaktojë dot poezinë time.

GM: Keni shkruar shumë libra për fëmijë, sidomos fabula dhe përralla. Çfarë ju shtyu apo ju frymëzoi të merreni me këtë lloj letërsie?

VVH: Mendoj se të gjithë shkrimtarët, pavarësisht se ç’gjini lëvrojnë, duhet ta provojnë letërsinë për fëmijë. Duhet t’i rikthehen moshës së pafajshme të fëmijërisë dhe adoleshencës së tyre. Duke sjellë ndërmend dëshirat apo ëndrrat e tyre të parealizuara, ose si e përceptonin përballjen me të papriturat e botës që i rrethonte dhe fenomenet e natyrës, të cilat duke i kujtuar, besoj se do t’u rishfaqen dhe ata do t’ua tregojnë me kënaqësi fëmijëve e më vonë nipërve dhe mbesave të tyre. Filimisht do t’i tregojnë si rrëfime të mirëqena që u kanë ndodhur në fëmijëri. Dihet se gjithçka që ndodhë në gjithësi dhe përjetohet nga njerëzimi, ka shkakun dhe pasojën. Por që ato të, mos ngelen dilema që kërkojnë përgjigje, duhet t’u jepen shpjegime sipas zbulimeve shkencore apo studimeve të shkencave të ndryshme. Është jashtëzakonisht bukur t’i përjetosh edhe në moshë madhore ato dëshira që nuk u realizuan në moshën e njomë të fëmijërisë. E pse të mos i hedhin në letër që t’u lënë kujtime të bukura brezave?!

Letërsia për fëmijë tek unë lindi si një nevojë apo letërsia e moshave të vogla ishte e varfër në komunikimin mes librit dhe fëmijës, që kishte nevojë për elementet didaktik dhe eduktiv sipas normvave bashkëkohore.

Ndërsa ndiqja dy fëmijët e mi gjatë përgatitjes së detyrave, sillja ndërmend fëmijërinë time. Ata të dy vajza me djalin kishin rreth 8 vite diferencë me njëri-tjetrin. Nga që ishin fëmijë të mbarë dhe studiues sistematik, djali mësonte nga e motra. Nuk më lodhte shumë. Një ditë vajza kishte detyrë shtëpie “Përrallat Shqiptare”dhe m’u lut që t’i tregoja ndonjë përrallë apo ndodhì nga vendlindja ime. Pasi u mendova pak i tregova trimërinë e princeshës së Kaninës, Rugjina Balsha. Me mendjen e saj të vogël pyeti:

– Mami, kjo është ngjarje e vërtetë apo e sajove ti?

– Është ngjarje që ka ndodhur, po meqë kanë kaluar gjashtë shekuj duket si një legjendë e lashtësisë.

-Do të isha e lumtur, sikur të shkruaje disa tregime, përralla apo fabula e gjëegjëza për fëmijë, se mësueses i pëlqeu shumë legjenda që më tregove ti. Pas kërkesës së saj rashë në mendime…E dija që kjo ishte pamundur, sepse koha ishte kundër meje dhe dëshirës së fëmijëve.Pas ndryshimeve të vitit 1990, fillova të shkruaj. Po kërkesa e fëmijëve , sidomos djalit që më pyeste shumë për gjithçka që fantazonte, më kishte ngelur gozhdë. Po tashmë ata ishin të rritur dhe…, Në vitin 2000 pas tri botimeve (poezi, roman dhe novelë) botova librin “10 Fabula”, për të cilin Prof. Grillo shkruan: “Vilhelmja provoi gjininë e katërt dhe më të vështirë por tërheqëse, Fabula për fëmijë. Duke mrrë si model fabulën e La Fontenit, autorja i ka dhënë karakterin etabanit kombëtar,e mbështetur katërcipërisht në folklorin e pasur të vendit tonë”.

Letërsinë për fëmijë e kam shkruar në prozë poetike, ku vargu gjatë leximit ëmbëlton veshin dhe shijet si një këngë. Fjalët e këtij miku të mirë, më nxitën që të botoja libra të tjerë për fëmijë, ku futa aparatin pedagogjik, fjalorin, bashkëbisedime me fëmijët dhe çfarë mësojmë prej tyre si: -10 Fabula,2000; / -Bëmat e Dhelprës/ 2002;/ -Ne jemi lulet e jetës, 2003, /-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, /2008;/  -E dini se ç’emër kam?! -2009;/*Përrallat e vendit Blu, cikël me përralla:/ -Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- 2010/ -Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla,- 2011;/  -Shoku im arushi-përralla- 2013.dhe

*Dy romane historiko-fantastik për fëmijë :

*Amanti i Arbërisë-ShBToena-2003; Letërsia për fëmijë përsfshin 10 libra me ilustrime, nga të cilat 8 kanë formatin e revistës dhe dy romane me dimensionet e romaneve për të rritur.

*Ja ç’shkruan kritika e mirëfilltë: Zymer Mehani :E veçanta e letërsisë së Vivrës për fëmijë, është se ka një gërshetim të fabulës klasike të La Fontenit apo të Ezopit me fabulën bashkëkohore moderne, duke futur elementë të rinj didaktikë.” Në ato fabula, spikat psikologjia, gjetjet poetike dhe bota e fëmijëve, e cila përmblidhet me personazhet e dashura të fëmijëve, me botën bimore dhe shtazore.Me kujdes të veçantë autorja ndërthur elementët edukativë, edukimin qytetar të fëmijëve.

*Prof. Dr. Fatmir Terziu: Pas një analize për librin “Shoku im arushi”që nis kështu: “Ishte se ç’ na ishte … Në kohët e vjetra në breg të detit njerëzit kishin ndërtuar një qytet të bukur. Qyteti është edhe sot, por më  i madh dhe shumë më i bukur. Ai quhet qyteti i Pavarësisë, se aty u ngrit për herë të parë flamuri i lirisë. Gjithë vendi ishte në festë. Pavarësia e vendit kishte ditëlindjen. Bënte plot 100 vjet. Disa orë para kësaj feste të bukur lindi një djalë i vogël. Ai është shumë i vogël…, i vogël sa një top i rrumbullakët. I vogli quhet Rainhard…”- Këtë libër me përralla ia dhurova kur nipi im i ëmbël, Rainhardi, mbushi një vjeç. Sot është 12 vjeç dhe studion për Ornitologji,e ka pasion, gjë që ka bërë të njohë gjithë zogjtë vendit tonë. Natyrisht nën kujdesin e babait; Vladit, që e çon në gjithë lagunat shqiptare, si dhe në kujdesi e “Shoqatës për ruajtjen e zogjve të rrallë”, anëtar i së cilës është edhe adoleshenti Raini.

Ndoshta ishin ëndrrat e mia të vrara dhe shpresat e humbura e të gjymtuara ndër vite të cilat bënë që unë të rikujtoj fëmijërinë time apo të atij brezi të pafat. Pse jo dhe ringjallja e dhuntive të mia për të shkruar. Ishte shumë vonë kur jeta ime e vobektë dhe e mohuar ishte mbushur plot me ëndrra dhe fantazi për gjithësinë dhe jetën.

GM: Romani ka një rol të rëndësishëm në krijimtarinë tuaj. Çfarë ju frymëzon të shkruani një roman dhe si mund ta përshkruani në mënyrë të përgjithshme përmbajtjen e librave tuaj?

VVH: Isha 52 vjeçe, kur m’u dha e drejta të shprehja mendimin tim të lirë. Kjo moshë në trevën e Vlorës quhet pleqëri. Paçka se sot që unë i kam mbushur 80 vjeçe, e quaj fyerje nëse dikush më quan“plakë”. Gjithsesi pas ndryshimeve të vitit 1990, më duhej kohë që të rimerrja veten në fushën letrare. Gjinitë letrare që kam lëvruar (publicistikë, ese,poezi,prozë poetike, skicë letrare, tregim, novelë, roman, studime, analiza, përralla, gjëegjëza,fabula dhe skenarë për fëmijë…), të cilat i dua njëlloj dhe pa dallime. Nuk mund t’i bëj padrejtësi asnjërës, se librat janë si fëmijët, ndaj duhen njëlloj. Cilin gisht të presësh dhe nuk ke dhembje? Por mbi të gjitha gjinitë, adhuroj romanin. Jam e prirur dhe e papërtuar për të nisur një roman. Ai më plotëson në kërkim të së vërtetës, apo tematikës që trajtoj në mungesë të thksuar të drejtësisë,që më mbush me jetë njerëzore. Prof.Dr. Fatmir Terziu Mjeshër i Madh” jo më kot, e ka titulluar librin me kritika kushtuar kijimtarisës sim “ “Liria në optikën letrare të Vilhelme Vrana Haxhiraj”, sepse në shtrirjen e çdo botimi, si në hapësirë dhe në kohë gjejnë përgjigje gjithë të pathënat e jetës rreth lirisë vtjake. Gjerësia e mendimit, shprehja e ndikimeve filozofike si rezultat i faktorëve të jashtëm apo jetik, më bën të jetoj bashkë me personazhet.Sipas rastit, futem në xhepat e labirinteve të errët të tyre, duke zhbiruar honet e shpirtit, ku has të vërtetën.Diçka e tillë reflektohet në meditimet, apo në dialogun me  ndërgjegjjes dhe nën/ndërgjegjjes. Ndër këto të veçanta në krijimtarinë time, spikat femra si model, e marrë në moshë, në profesion, në pozicione të ndryshme si nënë, gjyshe, vajzë, bashkëshorte apo e dashuruar. Shpesh herë pyes veten, se si guxova të kaloja nga një vëllim poetik në një roman? Edhe unë si autore, habitem. Isha në fillimet e krijimtarisë dhe nuk dija as si ndërtohej struktura e një romani. Nga përvoja e madhe e leximit të dhjetëra e qindra librave, ia dola mbanë. Nuk ishte çudi që kjo ndërmarrje e vështirë mund të ishte dhe një dështim. Por për fat suksesi që pati romani “Dhembje nëne”, më bëri me krah dhe isha gati që të ndërmerrja rreziqe për të shkruar tema më të ndëlikuara. Pas tri romaneve, novelave, tregimeve dhe tri librave për fëmijë, unë nisa një trilogji me titull, “Vështroni Meduzën” vepër e shtrirë në tri kohë. Ministri i Kulturës, Prof.dr.Bujar Leskaj, sot deputet, i pranishëm në disa përurime, të inniciuara prej tij dhe në Panairin e librit “Tirana 2006”, të cilin e përshëndes dhe i jam mirënjohëse, se i ka dhënë vlerat e duhura letërsisë sime të vonuar, si dhe kulturës vlonjate. Z.Leskaj, e ka cilësuar trilogjinë “Saga e Vranajve”, si “Saga e Forsajtëve”të Gollsuorthit. Gjithsesi tematika e krijimtarisë sime është e larmishme dhe pasqyron përditësinë e jetës shqiptare dje, sot dhe nesër, ndaj lë përshtypje të thella tek lexuesit e rinj që nuk e kanë jetuar diktaturën komuniste.

Mihai Antonesku shprehet: Në gjithë krijimtarinë e saj si në poezi edhe në prozë, madje në këtë të fundit, autorja Vrana ngrihet më fuqishëm, më revoltuese ndaj padrejtësive të bëra një vendi që e çmon lirinë, si Shqipëria  e saj.

Duke vënë përballë pasurive të rralla natyrore, si ato mbitokësore dhe nëntokësore,izolimin, luftën e klasave dhe varfërinë e skajshme, autorja me rrëfimin e saj elegant dhe në detaje, të ngërthen pas çdo fjale, fjalie dhe faqeje derisa mëson të vërtetën. Mëson një të vërtet të hidhur, vujatjet e një populli vital që e do jetën të bukur e të përkryer, por… e ka fajin koha.(novela‘Mamaja”- rumanisht)-M.Antonsku.

Frymëzimi im vjen nga vuajtjet çnjerëzore të një kombi në përditësinë e jetës shqiptare. Në mënyrë të veçantë i kam gërshetuar librat e mi me fatin e paracaktuar dhe të paragjykuar të femrës. Mungesa e lirisë dhe të drejtave të gruas që është shndërrur në gangrenë, më lëndon shumë shpirtërisht dhe mendërisht.

I nderuar Gëzim, librat e mi janë numeroz dhe në disa gjini letrare. Ende pa mbushur 27 vite krijimtari, janë disa dhjetëra libra. Vetëm romane kam botuar 23 tituj, madje kam dhe një gati për botim për botim. Ndoshta do t’më premtojë koha… ta shohë dritën e botimit.Në gjithë sa thashë unë kam shumë të çmuara shtatë -7-libra studimor, si  „Elitat e Kombit”(90 figuratë ndritura; studim historik „Bashkë në Dashuri dhe Atdhetari”; Autoktonia e Shqipërisë Jugore”; Tradhtia e madhe ndaj kombit”,”Rruga filozofike e Prof.Isuf Luzajt”, Kanina e lashtësisë dhe princ Gjergj.Arianiti”‚30 vjet LDGVlorë”;Genti, Mbreti Ilir i Ardianëve” etj…

GM: Libri juaj publicistik “Pa Titull”,i botuar në vitin 2011, a mendoni se do të mund të titullohej njësoj edhe sot?

VVH: Është libri im i parë me publicistikë. Ndoshta doni të dini pse e quajta kështu?Së pari se atë botim ua kushtoj Mediave që më kanë botuar dhe reklamuar mua si krijuese e padëgjuar më parë dhe e harruar nga koha dhe sistemi politik. Janë 70 tema prej të cilave, nuk veçoj asnjerën. Secila temë për çdo problem që preket në këtë libër ka vlerën e saj të pakontestueshme. Ndaj e quajta “Pa Titull”.Sikur edhe pas 100 vjetësh nëse do ta ribotojë, do të ngelet titull i tij autentik- fillestar. Pastaj nuk duhet të harrojmë se unë në këto 34 vite të lirisë së fjalës dhe shprehjes së mendimit të pavarur, kam botuar mbi 700 artikuj apo ese që kanë zenë vend në 5 libra voluminoz me mbi 400 faqe secili. Këto janë: “Pa titull”, “Pa koment”, “Pa limit”. Këto ditë del nga botimi,“Kështu ka ndodhur”-Publcistika -IV- dhe gati për botim Publicistika -V-që janë përfshirë në 1900 faqe libri të botuara.

Ja ç’thotë në parathënie, Akademik, Prof.dr.Eshref Ymeri gjuhëtar i shquar, hartues i 5 Fjalorëve Frazeologjik:Libri “Pa titull” (ese-publicistikë) i zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj të pastër si loti i fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore që di të rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të admirueshme për të hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i komunikimit me njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individitBegatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari të befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit nëpër rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i atdheut. Publicistika e zonjës Haxhiraj, si në mbrojtje të Himarës autoktone shqiptare, apo mbi legjitimitetin e pavarësisë kombëtare të Kosovës…apo tema mbi lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë pasqyrë e identitetit tonë kombëtar,më kujtojnë për një çast manifestimin e fuqishëm të rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses sonë dhe asaj greke në pasditen e 4 shtatorit 2004.

Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë nacionaliste. Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”, nuk mund të mos e përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë: lexuesi i gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit krijuesi shfaqet në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke përsiatur për këtë rol të shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk mund të mos vijë në një përfundim interesant për ca raporte të heshtura që vendosen mes krijuesit dhe lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të njëjtën kohë, edhe nxënësi i vë notën mësuesit.  Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet e veta.E.Ymeri

Ky libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson një burim origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të gjerë. Dhe lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim shpirtëror, nuk mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai, krijuesi. Pra, nga njeriu i botës së artit.Kurse gazetari dhe studiuesi,Gëzim Llojdia në parathënie thëtë:” Ese- publicistika letrare e Vilhelme Vrana Haxhiraj-t, mes letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë si lëvrimi më specitfik

“E vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik e më interesant,- thotë studiuesja, Akademikja Floresha Dado. Dhe ajo vijon…” njëkohësisht edhe më problemori është lidhja apo përshtatja, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që në themel ka parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalore. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre. Kjo vlen edhe për të patur përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtësore dhe estetike të llojeve të publicistikës letrare. Kjo vlen për ta afruar atë me letërsinë, brenda dimensioneve që nuk cënojnë identitetin e saj, por gjithashtu, edhe thelbin social, mënyrën specifike të shprehjes së mendimit në këto lloje publicistike. “-G.Llojdia

GM: Keni përkthyer edhe libra nga italishtja. Çfarë ju tërhoqi drejt përkthimit dhe çfarë përjetoni gjatë këtij procesi?

VVH: Vitet e para të proçeseve demokratike, mbanim nipin, djalin e vajzës, të cilët kishin emigruar në Itali. Të voglit i kishim siguruar disa libra për fëmijë. Ende nuk kishte shkuar në shkollë, po shkonte në kopësht ose më saktë ndiqte arsimin parashkollor. Mbas diteve i pëlqente të shikonte dhe të analizonte figurat e librave për fëmijë e veçanërisht ato në gjuhë italiane.Shpesh herë më pyeste mua për t’ia lexuar. Një ditë më hapi librin “Tinguj magjik” – “Natën e mirë Arush”. Meqë e njihja pak italishten, i përktheja ndonjë fjalë tek tuk, apo fjali, por jo rrjedhshëm. Në fakt gjuhën italiane në qytetet bregdetare, të moshuarit e flisnin dhe e lexonin shumica e tyre. I vogli i mërzitur më tha :

-Çfarë gjyshe je ti Nëna Vili? Je dhe mësuese dhe nuk di të lexosh. Unë nuk dua të të kem ty mësuese. Fjalët e fëmijës 2-3 vjeçar, më prekën thellë dhe më detyruan të ulem çdo mbrëmje, natyrisht me ndihmën e fjalorit, i përktheva përrallat në gjuhën shqipe. Ivo,nipi im i lumtur u thoshte shokëve, se nëna ime, Nëna Vili më lexon përralla të bukura italisht. Djali im, Vladi ndërkohë maturant,qysh i vogël natën mësonte në radio gjuhën italiane dhe pak më vonë filloi dhe gjuhën angleze.Një ditë, kur dëgjoi të nipin që i rrëfente brendinë e përrallave, më pyeti mua:

-Mami, ku i ka mësuar Ivo i vogël përrallat e librit “Tinguj magjik”?

– Vladi, zemra ime, me aq sa mundem dhe sa njohuri kam, ia mësoj unë. Ndoshta me gabime, por i plotësoj një dëshirë fëmijënore të ethëshme.

-Nuk e ke idenë se sa mirë i tregon, shpirti i dajës. Është fëmijë inteligjent. Mami, të lutem, vazhdo me përkthimet e tri librave të tij. Shkruaj në një fletore se nga pikëpamja teknike, gjuhësore, si gramatikë apo morfologji do t’i përshtas unë. Kështu paralelisht me trilogjinë “Vështroni Meduzën”, punoja me përkthimin e tyre. Arrita t’i përkthej tri librat me tituj, “Tinguj magjik”, “Në zbulim të Universit bashkë me Bobobobsit” dhe “Fabulat e Ezopit”. Pas redaktimit të tim biri, Vladit i shtypa me makinë shkrimi dhe ia dhashë për korrektimit të përkthimit dhe redaktimit në gjuhën shqipe, ngs Akademik, Prof.Dr. Adriatik Kallulli, redaktor dhe kritik i shquar i disa librave të mi. Atë kohë kisha në duar disa botime letrare për fëmijë, të cilat kërkojnë shpenzim të madh për piktorin,dizenjatorin dhe botimin me ngjyra, 4 herë më shtrenjtë se botimi bardhë e ziPërkthimet i lashë pa botuar, sepse në 1997. P.Socialiste më nxori përsëri nga arsimi dhe dola në pension para koheQë prej 1997, nuk kam punuar më në arsimPor që iu futa përkthimit u bë shkak dëshira e një fëmie 2-3 vjeç. Duket diçka absurde por kjo është e vërteta e hidhur. Ndoshta tani ka ardhur koha t’i botojë. Ku i dihet…?!

About Redaksia

Check Also

Vilhelme Vranari, rrugëtimi letrar dhe publicistik…

INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (VI) EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU Në këtë pjesë përmbyllëse të …