Malltezi për mediat: 20 muaj në arrest politik me urdhër të Edi Ramës!

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin nga “arresti shtëpiak”, Jamarbër Malltezi në një prononcim për mediat tha se, ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Ai akuzoi mazhorancën dhe drejtësinë për një goditje të orkestruar, ai deklaroi se shteti po funksionon si në vitin 1945, duke luftuar armiqtë e partisë socialiste dhe jo duke zbatuar ligjin.

Ai akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ndodhet në kushtet e paligjshmërisë për të vijuar detyrën, ndërsa KLGJ nuk ka vepruar për 16 muaj, pavarësisht se ka afat ligjor prej 15 ditësh. Mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.

“Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik.

Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, kemi të bëjmë me një shtet i cili lufton armiqtë e partisë socialiste, njëlloj si në ’45.
Vendimi i sotshëm vjen pas mbi 20 muajsh privim lirie, vetëm me një urdhër politik të Edi Ramës.
E mbajmë mend se si në kongresin e PS Rama urdhëroi publikisht SPAK të procedojë penalisht Sali Berishën.

Të njëjtën gjë i kanë kërkuar edhe diplomatë të korruptuar amerikanë si Yuri Kim apo Gabriel Escobar.

Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik por që akoma më tej u ndot gjatë rrugës.

Këtu keni 16 letra, sapo Edi Rama urdhëroi SPAK të veprojë kundër Sali Berishës, i dha komandën ‘s’kapë’, SPAK kërceu.

16 kërkesa brenda muajit, ja ku i keni këtu.

Një nga këto kërkesa ia ka bërë Institutit të Sigurimeve Shoqërore me emër, mbiemër, numër personal të të gjithë familjes sime dhe të fëmijëve të mi, duke kërkuar të dhëna të 30 viteve të fundit, që kur fëmijët e mi nuk kishin lindur ende.

Ju kujtoj se në këtë kohë nuk ishte regjistruar emri i personave nën hetim, por këtu janë me emër, mbiemër e me numra personalë.

Kjo tregon se kemi një proces me urdhër politik por dhe të ndodhur. Pse?
Sepse Irena Gjoka ishte në kushtet ku nuk legjitimohej për të qenë gjyqtare dhe pse KLGJ e ka me detyrim, ne duhet të veprojmë për 15 ditë, ka 16 muaj që nuk veprojnë”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …