Malltezi lirohet nga “arresti shtëpiak”!

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e sigurisë “Arrest në shtë”, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i cili është marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri, e cila kishte kërkuar dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, pasi pretendonte konflikt interesi për shkak se është kushërirë me deputeten e PD-së, Andia Ulliri.

 

About Redaksia

Check Also

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të …