Salianji: Opozita do të rezistojë dhe do të fitojë përballë këtij regjimi të kriminalizuar

Ervin Salianji, pas daljes nga qelia

Kam vuajtur 10 muaj burg për arsye të pastra politike. Kam qenë në qeli për arsye se denoncove një trafikant droge. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë elektorale. Besoj se është kjo ngjarje burim frymëzimi për çdo demokrat, që do rezistojë dhe do të fitojë përballë këtij regjimi të kriminalizuar.

Do të bëj politikë ku të mundem, edhe në cepin më të humbur le të jem. Ditët e mia në qeli tregojnë regjimin e kalbur. Regjimi kishte frikë nga unë dhe luftëtarë të opozitës, se mos humbiste zgjedhjet. Çështjen do ta dërgoj deri në Strasburg, do kërkoj të drejtën time. Burgu nuk i urohet as hasmit. E ndjej sot në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët nga ky regjim. Nuk kam bërë burg për krim ordiner e as për vjedhje, por për arsye politike.

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD” Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm …