CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Fisnik Qosja: Protestat e Kavajës shënuan rënien e frikës pas 45 vitesh! terror!

U zhvillua në Kavajë ceremonia e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të qytetit. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha.

Në fjalën e tij kreu i bashkisë Kavajë Fisnik Qosja tha se, Kavaja e kishte nisur vetëm, e kishte vazhduar vetëm për 7- 8 muaj me radhë kryengritjen e saj për habinë dhe adhurimin e të gjithë njerëzve që do të duan të mësojnë e nderojnë historinë e demokracisë së re shqiptare.

Fisnik Qosja: Ne emër të qytetarëve të Kavajës ju falënderoj që na jeni bashkuar kaq të shumtë për të nderuar një emër shumë të shtrenjtë për qytetin tonë dhe patjetër edhe për gjithë Shqipërinë, dëshmorin e parë të demokracisë Josif Budo.

Kavaja nuk ishte dhe nuk është një vend ku thjesht nisi një ndryshim ishte dhe është zemra e tij, ishin banorët e atij qyteti ata që dolën në rrugë përballë frikës dhe sfiduan dhunën e një regjimi të kalbur dhe që nuk e kthyen kokën pas.

Me 25 dhe 26 mars të vitit 1990 kur në Shqipëri jetohej nën frikë dhe terror, Kavaja ishte qyteti i parë dhe i vetëm që çoi krye, në stadiumin e këtij qyteti shpërtheu shpresa e madhe për ndryshim. Qytetarë të zakonshëm u ngritën kundër padrejtësisë, jo për vete, por për fëmijët e tyre për të ardhmen për të drejtat themelore që u ishin mohuar ishte rënia e frikës dhe lindja e guximit pas 45 vitesh terror, Pastaj erdhi 2 korriku kur dyert e ambasadës gjermane në Tiranë u përmbushën me shqiptarë që nuk mund të duronin më. Një goditje e fuqishme ndaj izolimit 45 vjeçar të Shqipërisë. Sot kemi këtu protagonistin e kësaj ngjarje, njeriun që i strehoi dhe i mbrojti deri në fund 3199 shqiptarë brenda selisë diplomatike gjermane.

Pas ngjarjeve të ambasadave protestat në Kavajë u regjistrua me datë 10 korrik vrasja e Josif Budës.

Të nesërmen me 11 korrik funerali i Budës u shndërrua në një manifest të heshtur kundër regjimit. I gjithë qyteti pa përjashtim shkoi pas arkivolit të të ndjerit.

Një ngjarje që tronditi në themel sistemin. Kavajë e kishte nisur vetëm, e kishte vazhduar vetëm për 7- 8 muaj me radhë kryengritjen e saj për habinë dhe adhurimin e të gjithë njerëzve që do të duan të mësojnë e nderojnë historinë e demokracisë së re shqiptare…

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …