Ulsiu zbaton urdhërin e Ramës, bën gati shkresat për persekutimin politik të Prokurores së Shkodrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja “zbaton urdhrin” e kryeministrit Edi Rama duke dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se “prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren”.

Vendimi i prokurorit është në kundërshtim me përmbushjen e rolit dhe të funksionit të tij, ka cenuar rregullat e ushtrimit të hetimit, në lidhje me kallëzimin nr.827 datë 28.05.2025 të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaj dhe duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të thelluar nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, referuar parashikimeve të neneve 169, pika 2, dhe 194, pika 2 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, nenit 119, pika 2 të ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar”, thuhet në kërkesën e Manjës.

Kujtojmë se ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për atë që ai e quan “pastrimin e hapësirave publike”.

Ka qenë vetë kryeministri ai që ka shenjëstruar Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtimet pa leje në Theth.

Prej ditësh në Theth policia dhe IKMT kanë nisur shembjen e objekteve pa leje, pamje që prishin imazhin e Thethit në sytë e turistëve të frikësuar të cilët nuk kuptojnë se çfarë po ndodh.

Ky aksion i Ramës ka shkaktuar reagime të shumta, me banorët e Thethit që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …