Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga avokati i tij, u paraqit këtë të premte në Shërbimin e Provës, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Teksa ka folur për mediat, ai është shprehur se drejtësia është kthyer në një instrument të përdorur për interesa të ngushta politike dhe për të shtypur kundërshtarët.
Salianji paralajmëron se do të vijojë betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej në Strasburg, duke theksuar se do të respektojë vendimet gjyqësore, por do të përballet me të gjitha format e padrejtësisë që, sipas tij, po imponohen në vend.
“Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi më burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.
Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.
Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, Salianji.