Rama nxjerr edhe autobotet e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur  në punë autobotin me ujë të Erdoganit.

Në orën 18:00 policia nisi hedhjen e ujit dhe gaz lotsjellësit për të boshatisur bulevardin që ishte mbushur nga mijëra të rinj dhe protestuese.

E pasi boshatisi bulevardin policia po ndjek hap pas hapi protestuesit në rrugën e Elbasanit.

Një avion ushtarak turk zbriti dje në mesdite në Aeroportin e Rinasit. Nga ky avion u panë të zbresin dy autobotote me ujë që tashmë u vunë në përdorim për të shuar protestën disa ditore nga studentët dhe të rinjtë në Tiranë.

TOMA është e pajisur kryesisht me një sistem topash uji të kontrolluar nga kompjuteri, që lëshon ujë nën presion nga dy gryka, me një kapacitet rezervuari uji deri në 10,000 litra.

TOMA është gjithashtu e pajisur me dy rezervuarë 60 litra për gaz lotsjellës dhe bojë, si dhe një rezervuar shkumë 80 litra.

Rezervat e shkumës, gazit lotsjellës dhe bojës mund të lëshohen individualisht nga grykat, ose mund të përdoren në kombinim me ujin

About Redaksia

Check Also

“Reuters”: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

REUTERS Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza fillestare …