Universiteti Tiranës bashkohet në një zë të vetëm për dorëheqjen e Kryeministrit!

Nga Ylli ASLLANI
Revolta e fundit studentore në Tiranë ka shënuar një pikë kthese kritike për shoqërinë, jo thjesht për shkak të qëndresës dhe kurajos të të rinjve, por sepse kësaj kauze i janë bashkuar zyrtarisht edhe pedagogët e tyre!
Marshimi përbashkët student-pedagog ka kapërcyer çdo kufi të një revolte të thjeshtë; ai po merr formën e plotë të një revolucioni paqësor dhe kulturor, me ide politike të qarta!
Ky bashkim historik tregon se kjo lëvizje po shndërrohet në një revolucion që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshimin e politikës aktuale!
Vrulli, guximi dhe pastërtia e studentëve janë bërë një trup i vetëm me argumentin logjik, përvojën dhe autoritetin moral të profesoratit.
Kur pushteti tentoi të përdorte mekanizmat e frikës dhe të dhunës, Elita Universitare u deklarua sot në krah të studentëve dhe të rinjve, duke u bërë mburojë e tyre nga paranoja e pushtetit, si dhe duke dëshmuar se elita e vërtetë nuk qëndron më e mbyllur në zyra, por zbret në shesh për të udhëhequr ndryshimin!
Pa thirrje për dhunë, por me forcën e mendimit dhe të bashkimit, kjo lëvizje rinore e ka lënë propagandën pa përgjigje.
Karriget bosh të “ dialogut “ u përmbysën moralisht, sepse bota universitare po refuzon teatrin politik kryeministror.
Sot para Universitetit Politeknik dhe Kryeministrisë nuk po kërkohen më thjesht rregullime kozmetike apo administrative…
Kërkohet të rikthehet dinjiteti i një kombi të tërë!

About Redaksia

Check Also

“Reuters”: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

REUTERS Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza fillestare …