Të tjera prova ka publikuar në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Berisha tha se, provat dëshmojnë manipulimin e votave të diasporës dhe se firmat tek zarfat e dorëzuar nga DHL-ja e qeverisë, janë vetëm dy viza.
Berisha: Tani të ndalemi tek farsa më e shëmtuar elektorale e 32 viteve të fundit, farsa e 11 majit 2025.
Kjo farsë pati aspektet më të shëmtuara, më të egra, më të turpshme, por duhet t’u them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Ramaduros ndaj votës së diasporës, tejkalon qëndrimin e cilitdo diktatori tjetër në histori.
Poshtërimi që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, Edi Rama është faktuar se është armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve, por edhe i shqiptarëve kudo që janë jashtë vendit.
Tani jemi përsëri në fazën e procesit me të cilin DHL-ja e qeverisë u ka dorëzuar votuesve zarfet sepse kthimin ata po përpiqen ta fshehin.
Sepse kthimi është edhe më i rëndë ose kaq i rëndë sa ky.
Këtu keni një gjë që nuk do ta besoni.
Të gjitha këto përfaqësojnë zarfet e adresuara Vangjelit, Adriatikut, Beharit…
Tani, u lutem, shikoni firmat që ka vendosur Vangjeli, firma është një drejtëz. Firma, sikur gjoja e ka marrë Vangjeli këtë. Firma tjetër dy viza që kryqëzohen në fund.
Firma tjetër, një vizë e shtrirë.
Firma tjetër kjo, firma tjetër një zhgarravinë.
Firma tjetër përsëri një vizë që duhet ta merrte Aida.
Kjo tjetra është Skerdi, një vizë.
Vazhdojmë me të tjera.
Këto janë të tjera, vizë, kjo është firmë e DHL-së.
Firma, firma, firma një vizë…
Pra, firmë një vizë. Firmë një vizë.
Firmë një V. Firmë një vizë.
Të tjerat, dy viza vertikale. Një vizë, një vizë e pjerrët, një vizë e drejtë, një vizë vertikale, një vizë e përkulur.
Këto janë firmat e atyre që kanë marrë gjoja zarfin me fletën e votimit.
Firmë dy viza, një gremç, vizë e drejtë, vizë e përthyer. Vazhdojmë me firmat.
Këto janë firmat. Një V.
Vazhdojmë me firmat, vizë e drejtë, tre viza, një V, vizë e drejtë, vizë e drejtë.
E njëjta gjë, vazhdojmë.
Urdhëroni. Viza, të gjitha viza.
Faktikisht këto nuk kanë shkuar, kanë shkuar në një zyrë dhe janë mbushur nga Lubia, nga Pëllumbesha, nga Taotao, etj me radhë.
Nuk janë lodhur, i kanë rënë shkurt me nga një vizë.
Viza, viza, viza…