Ambasadori hero, Daum: Si hapa portat e Ambasadës gjermane për shqiptarët me 2 korrik ’90

Werner Daum, ish-Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë rrëfen se si hapi portat e Ambasadës për mijëra shqiptare në 2 korrik 1990.

Pse ndihmova nëne kur gati 3 mijë shqiptarë hynë në ambasadën time, pse i lashë portat e hapura?

Kisha parandjerë prej kohësh, prej gati një viti, nga mesi i vitit 1989, se gjendja e Shqipërisë dhe gjendja e shqiptarëve po ndryshonte.

Tashmë shqiptarët nuk po ndjeheshin më të frikësuar prej shtypjes dhe prej makinerisë shtypëse së qeverisë, por ishte një popull i gatshëm të rrezikonte, madje edhe të binte fli për lirinë dhe për kushte ekonomike të ndryshme dhe më të mira dhe për mundësi më të mira.

Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim, donin të kishin mundësinë të flisnin lirshëm, të shkëmbenin mendimin e tyre me të tjerët si brenda vendit ashtu edhe me persona të tjerë, sidomos me të rinj jashtë vendit dhe unë e kisha ndjerë këtë.

Shkëndija që i dha forcë revolucionit ishte demonstrata në Kavajë, dhe në Kavajë nuk shpresonin për të sulmuar ambasadat për të dalë nga vendi, por donin lirinë, dhe unë e ndjeva këtë.

Ambasadat e para ku sidomos të rinjtë shqiptarë u drejtuan ishin ambasadat greke, franceze dhe ajo italiane, kishte disa dhjetëra dhe askush nuk tentoi të kërkonte strehë tek ambasada gjermane.

Thashë me vete si ka mundësi, unë duhet të bëj diçka, duhet t’u tregoj njerëzve se janë të mirëpritur, nuk isha i gatshëm të dilja dhe t’u thoja ejani dhe t’i ftoja, por doja t’ua bëja të qartë nëpërmjet disa formave se njerëzit ishin të mirëpritur në ambasadën gjermane dhe se ne do të bënim ç’të mundnim për t’i ndihmuar.

Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova, ndezëm dritat dhe pas asaj lashë portat gati një metër të hapur në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë.

Unë po udhëtoja kudo në Shqipëri, unë e doja këtë vend, më pëlqente peizazhi, më pëlqenin malet, lumenjtë dhe veçanërisht më pëlqente arti dhe historia e Shqipërisë.

Veçanërisht në Shkodër, por edhe në vende të tjera më janë afruar të rinj të cilët e kishin kapërcyer frikën dhe shtypjen e shtetit dhe të Sigurimit.

Më janë afruar këta njerëz dhe unë nuk e fsheha mendimin tim, unë mendoja se shqiptarët meritonin një jetë më të mirë, shqiptarët meritonin të jetonin në liri.
Këtë e shpreha qartë, nuk bëra propagandë aktive, as nuk inkurajova një revolucion, sepse nuk ishte roli im, por sa herë e afrohej njeri shprehja atë që mendoja.

Unë jam një diplomat në profesionin, dhe diplomati duhet të veprojë sipas udhëzimeve dhe këtë kam bërë gjithë jetën time diplomatike, por në korrik të 1990, unë veprova kundër udhëzimeve të qeverisë sime e cila nuk donte të minonte një qeveri tjetër, unë veprova haptas kundër udhëzimeve sepse ndjeva që qeveria, sistemi dhe regjimi ishte kundër vlerave themelore të njerëzimit dhe të jetës së njeriut dhe kundër dokumentit të shkruar Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Kështu që unë vendosa të bëj atë që unë ndjeva se ishte e drejtë./Syri.net

About Krye Redaktor

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …