Përmes një letre drejtuar institucioneve evropiane, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë thekson se, përkundër përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë, bashkiakët demokratë argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë.
Reagimi
Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!
Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!
Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi radhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!
Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!
Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!
I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë, ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! ( numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)
Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:
– Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!
– Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane.
– Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur!
Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!
Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!
I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!
Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!
Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale në Shqipëri!