Berisha: Skema e dytë ishte ajo me programin e subvencioneve, u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për blerje votash përmes një skeme tjetër korruptive: programit kombëtar të subvencioneve në bujqësi.
Berisha shprehet se, 44 milionë euro u shpërndanë gjatë periudhës zgjedhore, në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor, me qëllim ndikimin e votës në zonat rurale. Ai e cilësoi këtë si “një nga krimet më të rënda elektorale në historinë e vendit”.
“Skema e dytë është programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi.
Totali i parashikuar në buxhet është 44 milionë euro.
VKM u miratua me datën 3 mars, periudha e aplikimeve 14 prill-30 maj.
VKM 150, 6.3.2025.
Pikërisht afati është e gjithë koha zgjedhore, para ose pas zgjedhjeve. O votat, o këto nuk i merr.
Vazhdojmë. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar.
AZHBR vazhdon fushatën me paratë e taksapaguesve.
Vazhdoni. Në 24 orë janë 7200 aplikime, imagjinoni ju.
53 mijë fermerë kanë kërkuar në total subvencionin e naftës dhe kjo u përdor gjerësisht për të ndikuar në vota në zonat rurale.
Në total 16.294 kanë aplikuar për grantet e projektit të dytë.
Premtime dhe mashtrime.
Numri total i aplikimeve, 70 mijë.
Numri i aplikantëve të kualifikuar, 16.295.
Numri i aplikantëve që presin konfirmimin e patronazhistëve, 53.706.
Nuk ka akte më kriminale se këto ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Këto janë listat e publikuara të pjesshme të aplikantëve.
Këto vazhdojnë.
Lubi Balluku vazhdon…
Anila Denaj, kjo është në krye të krimi elektoral me 200 milionë euro bashkë me Edi Ramën.
Mirela Kumbaro. Urdhëroni se çfarë bëjnë me grantet.
Pra, siç e shihni janë shkelur të gjitha kodet dhe udhëzimet për zgjedhjet.
Neni 91 i kodit zgjedhor, kodi i praktikës së mirë të Venecias, udhëzimet e OSBE/ODIHR.
Edi Rama nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk ka Kushtetutë, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …