CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha pret Huhtanen: Shqipëria si e vetmja narko-diktaturë në Evropë është në thundrën e një regjimi unik në kontinent

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar me një shënim në facebook takimin e tij me Drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Partive Popullore Europiane, Martens Centre Z. Tomi Huhtanen.

“E informova Z. Huhtanen me shëmbuj konkretë sesi diktaturën e narko-shtetit shqiptar, deputetët, drejtorët e agjencive, shefat e policisë, deri në ministrat e dikastereve kryesore emërohen nga krimi i organizuar dhe kartelet shqiptare që kanë shtrirje deri në amerikën latine”, shkruan Berisha.

Postimi

Takim me Drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Partive Popullore Europiane, Martens Centre Z. Tomi Huhtanen.

Ne kete takim se para falenderova me mirenjohje Presidentin e Qendres Martens Mikulash Dzurinda mik i shquar i Shqiperise dhe Drejtorin Egzekutiv te Qendres Martens Tomi Huhtanen mik i çmuar i PD per mbeshtetjen e mbajtjes se Konfrences per Ballkanin Perendimor dhe Zgjerimin e BE.

Ne kete takim theksova se interesi dhe mbeshtetja e Qendres Martens per opoziten ne Shqiperi eshte e nje rendesie te veçantë.

Ekspert i lartë i çështjeve europiane, me z.Huhtanen patëm një shkëmbim të gjatë e të detajuar mbi realitetin të pabesueshëm që po kalon vendi.

Si e para dhe e vetmja narko-diktaturë në Europë, Shqipëria sot është de-facto në thundrën e një regjimi unik në historinë e kontinentit.

Shkarkimi kolektiv i drejtorëve të bashkive të vendit nga Kryeministri, falja masive e gjobave, pagesa miliona euroshe për evente propagandistike pre-elektorale, patronazhimi i votuesëve me të dhëna personale sensitive, Shqipëria e sotme është pushtet i një njeriu që nuk ka asgjë të përbashkët me standartet dhe normat europiane!

E informova Z. Huhtanen me shëmbuj konkretë sesi diktaturën e narko-shtetit shqiptar, deputetët, drejtorët e agjencive, shefat e policisë, deri në ministrat e dikastereve kryesore emërohen nga krimi i organizuar dhe kartelet shqiptare që kanë shtrirje deri në amerikën latine.

Një diktat i krimit e korrupsionit që mundësohet nga mbështetja direkte që Rama u jep nëpërmjet lejeve të ndërtimit për pastrim parashë kriminale, statuseve speciale si ai i investitorit strategjik, apo licencat qindra e mihëra hektareshe për plantacione kanabisi.

Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ndarja me Europën e standarteve thellohet dhe më tej teksa reforma në drejtësi qartazi e vendosi atë nën thundrën e Ramës e narko-prokurorëve të cilët në vend që të godasin krimin e organizuar, persekutojnë liderat e opozitës e të zgjedhurit e saj.

About Redaksia

Check Also

Masakra e qeverisë në Theth/ Gazetarja: Vetë u thanë të ndërtojnë, pastaj vajtën si në luftë me armë!

Gazetarja Ola Xama ka folur për aksionin e qeverisë në Theth, ku u prishën objektet me …