Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë blu, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka informuar se gjatë bashkëbisedimit me Voller, i ka paraqitur zyrtarit të lartë të PPE, një tablo të drejtëpërdrejtë të realitetit dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës.
Gjithashtu kreu i PD shprehu mirënjohjen ndaj angazhimit të PPE, për ngritjen e një ekipi të posaçëm, që do të vijë në Shqipëri për të mbledhur fakte dhe për të parë nga afër realitetin e shkatërrimit të zgjedhjeve dhe të shtetit të së drejtës.
Gjatë takimit Berisha-Voller, u diskutua edhe për rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë mes Partisë Demokratike dhe PPE-së, për shkëmbimin e eksperiencave dhe frymës më të mirë europiane.
Postimi
Takim me Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane
Sot pata kënaqësinë të pres në zyrë mikun e çmuar e të kahershëm të PD , z. Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP). Në një bisedë të hapur dhe miqësore, i paraqita një tabllo të drejtpërdrejtë të realitetit dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës.
E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara. Shqipëria sot si narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europe e ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë dhe institucionet në dekor të një regjimi të inkriminuar.
E falënderova z. Voller për mbështetjen e jashtëzakonshme që PPE po i jep opozitës dhe kauzës për liri në Shqipëri, së bashku me Presidentin Manfred Weber, kryetarin e Komisionit te Jashtem të PE z. David McAllister, dhe mikun tonë të çmuar, eurodeputetin Michael Gahler dhe eurodeputet të tjerë të EPP.
Përshëndeta me mirënjohje angazhimin e tyre konkret për ngritjen e një ekipi të posaçëm që do të vijë në Shqipëri për të mbledhur fakte dhe për të parë nga afër realitetin e shkatërrimit të zgjedhjeve dhe të shtetit të së drejtës.
Diskutuam gjithashtu për rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë mes Partisë Demokratike dhe PPE-së, për shkëmbimin e eksperiencave dhe frymës më të mirë europiane. Ky bashkëpunim do të jetë jetik për procesin e reformimit dhe rinovimit të Partisë Demokratike, dhe për ndërtimin e një alternative të vërtetë europiane për qytetarët shqiptarë
Ndihma e miqve tanë në EPP në rrugën tonë drejt zgjedhjeve të lira dhe shtetit të së drejtës është e një rëndësie të pazevendësueshme!