Berisha denoncon me pamje krimin e Ramës në Theth: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për median, denoncoi ashpër veprimet e qeverisë së Edi Ramës në Theth, duke e cilësuar si “një nga krimet shtetërore më të rënda dhe më të shëmtuara në historinë e Shqipërisë”.

Berisha theksoi se, përkundër pretendimeve të qeverisë, asnjë ndërtesë e prishur nuk ndodhet në zonën e mbrojtur të parkut kombëtar, por të gjitha janë në zonën urbane ku ndërtimet janë të lejuara.

“Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara.

Dëshmi e shpërthimit të urrejtjes së një njeriu që ka urrejtjen njerëzore si shtyllë kryesore të moralit të tij të kalbur.

Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin ky fshat, kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga asnjë pushtues, qoftë edhe më barbarët.

Sot që flasim, në Theth janë hordhitë e ushtrisë, të cilat në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, janë shpalosur me urdhër të armikut të egër të Thethit dhe kryejnë detyrat që i ka ngarkuar Rama.

Pra, është i pabesë, i pamoral, i pafjalë.

Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane.

Po, Thethi është park kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet.

Shiheni atë zonjën që ka në krah, shend e verë.

Asnjë ndërtim në tokë publike, as edhe në tokën e tjetrit, të gjitha në tokën e vet.

Ndërtime druri, siç përcakton rregullorja për Thethin, druri ose guri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vangjeli: Kandidati i PS për bashkinë e Cërrikut përfitues i fondeve të kësaj bashkie! Qytetarët t’i japin përgjigjen e merituar në 9 nëntor

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Në takimin e organizuar disa ditë …