Bardha ALIMETA
Fmailjarë, përfaqësues nga pushteti vendor dhe qytetarë të ndyshëm përkujtuan sot 48 vjetorin e pushkatimit nga diktatura komunistëve të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
Sot, kujtojmë Genc Lekën e Vilson Blloshmin si simbol të rezistencës shpirtërore. Si poetë që nuk pranuan të heshtnin. Si dëshmi të gjallë se fjala mund të ndalohet, por jo të vdesë.
Përballë memorialit të tyre në qytetin e Librazhdit, përkulemi për të kujtuar e për të mbrojtur atë që ata besuan: Lirinë, dhe ëndrrën e tyre për të shkruar, për të jetuar…
“Faji” i tyre i vetëm ishte poezia. Fjala e lirë, mendimi ndryshe dhe shpirti krijues që nuk iu nënshtrohej censurës.
Të dy djem të Librazhdit, ishin zëra të rinj që kërkonin të jetonin përmes artit. Poezitë e tyre pasqyronin realitetin e kohës, sidomos “Saharaja” e Vilsonit, ishin plot ndjeshmëri, reflektim, dashuri për natyrën dhe lirinë. Por në një kohë kur diktatura e kishte kthyer fjalën në armik, poezia e tyre u shpall tradhëti.
Me 17 korrik 1977, në orët e para të mëngjesit vendimi u ekzekutua pas një gjyqi farsë dhe me dëshmitarë të rremë. Me dinjitet, ata përballuan frasën e përgatitur në zyrat e Komitetit të Partisë dhe të Sigurimit të Shtetit duke kundërshtuar rreptësisht akuzat dhe duke mos mohuar kurrë artin dhe idealin.
Përndjekja e tyre nga Sigurimi i Shtetit kishte nisur qyshse kishin lindur për shkak të prejardhjes familjare. Genc Leka ishte mësues, por për probleme të biografisë e çuan të punojë në ndërtim.
Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë francezë.
Blloshmët ishin një nga fiset më të njohur në hapsirat mbarëshqiptare Shqipërinë për shkak të kontributit në çështjen kombëtare dhe nacionaliste. Shumë emra të familjes Blloshmi kishin mbaruar studimet në SHBA, Austri, Stamboll e Fancë dhe kishin dhënë një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare.
Diktatura komuniste i groposi, por dy poetët shkruan pavdeksinë e tyre me poezitë brilante. Poezia “Saharja” e Vilson Blloshmit dhe “Oxhaku” i Genc Lekës, por edhe mjaft poezi të tjera të tyre, janë poezi me vlera artistike të jashtëzakonshme, por faktkeqësisht këto krijime nuk janë futur në tekstet shkollore.
Pas ardhjes së Demokaricsë eshtrat e dy martirëve u gjetën dhe u ç’groposën nga vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi pas kërkimeve të vazhdueshme.