Thethi ishte vetëm fillimi i një “spastrimi” për të lënë hapësirë të lirë për miqtë e kryeministrit

Nga Iva V.GRILLO

Gjithë treguesit të çojnë në idenë se do të ketë një vrull tjetër, edhe më të madh, ndërtimesh e betonizimesh të qyteteve, plazheve dhe maleve shqiptare.

Thethi duket se ishte vetëm fillimi i një “spastrimi” të madh të turizmit të banorëve autoktonë, për të lënë hapësirë të lirë veprimi për “miqtë” kombëtarë dhe ndërkombëtarë që ushqejnë e mbajnë në pushtet kryeministrin…

Duket se shqiptarëve do t’u hiqet çdo mundësi për të gëzuar ato pasuri që natyra ua ka dhënë për të jetuar apo për të prosperuar nëpërmjet biznesit.

Sipas të gjitha gjasave, në vizionin e kryeministrit, shqiptarët meritojnë të jenë vetëm argatë në tokën e tyre.

About Redaksia

Check Also

Ekonomia që Guvernatori nuk e sheh! Një reflektim mbi realitetin ekonomik shqiptar

Nga Nikola KEDHI Para pak ditësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi para Komisionit …