SATELITXHIU alias DELENXHIU dhe ROBOTI ministër

Nga Luçiano BOÇI

Satelitët e Ramës s’na shohin nga lart, sepse e dinë që poshtë tyre ka vetëm beton, klientelë dhe hajni. Ata ndoshta fluturojnë… por populli është ai që përplaset për tokë.
1. Rrëfimi orbital
Në janar 2023 qeveria hodhi në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2” – një kontratë tre­-vjeçare me Satellogic, afro 6 milion USD.
Pas gjashtë muajsh, Rama njoftoi “bonusin” e edhe 8 satelitëve falas, sepse me dy të parët “reja s’lejonin transparencë” .
Teorikisht, konstelacioni do të shihte hashashin, betonin pa leje e sharrat ilegale.
Praktikisht, nuk pa as vilat buzë detit që u rritën përditë para kamerave tona, as katet e betonizuara të Tiranës, as hashashin e veriut e as zjarret stinës.
2. Nga droni te… “ministri-robot”
Më 18 korrik 2025 kryeministri shtoi kapitullin tjetër të sci-fi-së mazhoritare:
“Shumë shpejt mund të kemi një ministër AI – as kushërinj s’ka për të futur në punë…”
Pasi dronët “s’çuan në gjykatë” hashashin dhe satelitët “s’panë” katet shtesë, Rama premton algoritmin që nuk korruptohet – një hologram pa xhaxha e teze.
Problemi?
Softueri mund të jetë steril, por firmën mbi tender e mban po e njëjta dorë.
3. Pajisja, Premtimi dhe Realiteti
Mashtrimi i Ramës për kontroll territori e qeverisje ka kaluar në këto tre faza me premtime e realitete krejt të ndryshme.
Dronë
“Do çrrënjosim kanabisin”-tha.
Bimët kaluan fluturimin; dosjet, jo.
Satelitë
“Do mbikëqyrim çdo metër katror”- ngerfosej.
Betoni pa leje u bë mal nën hundën e orbitës.
Ministër AI
“Zero nepotizëm”- bërtet sot.
Por mjafton një klik për t’i futur “kushërinjtë” në kod.
4. Përtej spektaklit – Delenxhiu
Ajo që mbetet e shkëlqen në të gjithë këtë spektakël propagande mashtrimi, përzier me korrupsion ekonomik e moral është figura e delenxhiut- kryeministër.
Ështe ai që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, për të shpikur veten dhe për t’u paraqitur si i ri para atyre që u ka grabitur fatet, jetën, votën e të ardhmen.
Por mbetet një delenxhi territori.
Jo në kuptimin baritor të fjalës, por si njeri që shet tokën, bregdetin, pyjet, lumenjtë, qytetet, dhe vetë sovranitetin, sikur të ishte bagëti pa pronar.
Ai që premtoi të monitorojë Shqipërinë nga qielli, e ka zhdukur që nga toka:
Ka dhënë bregdetin me PPP për klientelën.
Ka lejuar ndërtime pa leje që s’ka satelit në botë t’i kapë si Edeni i tij në kryeministri.
Ka kthyer pronën publike në pronë private të pushtetit të tij.
Dronët, ratelitët, roboti i vogël ishin e janë mashtrimi i rradhës për të fituar kohë e propagandë.
Në thelb, Rama përdor qiellin për të fshehur grabitjen në tokë.
Sepse kur një qeveri e ka shitur tokën, është normale të kërkojë strehë në atmosferë.
Por kur edhe aty s’ka më oksigjen politik, nuk mbetet tjetër veçse rënia e lirë.
Delenxhiljtë pamjen e kanë të rëndë por peshën të lehtë.

About Redaksia

Check Also

Tiranën e shkatërroi Edi Rama

Nga Beti NJUMA Dje postova një shkrim për skandalin urbanistik të Milanos i cili i ngjan, …