Nga Eliona Kodra SHKRELI
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër, detyron arkëtaret të punojnë dhe të shtunave!
Administratori Besmir Lesha, ish kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, detyron përmes një urdhëri personal që arkëtaret të punojnë dhe të shtunave nga 2 korriku e deri me 30 shtator, në kundërshtim me ligjin!
Ish kandidati i listave zgjedhore të PS-së, vendos privatisht, në një institucion shtetëror të detyrojë gratë arkëtare të punojnë dhe të shtunave, ndërkohë që e shtuna dhe e diela për punonjësit e administratës shtetërore janë ditë pushimi.
Me ardhjen në detyrë të kryebashkiakut Beci, zonjave arkëtare iu ul rroga mujore me 5000 lekë të reja në muaj, në një kohë që situata ekonomike në Shkodër është në nivelet më të ulta. Përveçse askush nuk është kujdesur t’u shtojë rrogën, tashmë i detyrojnë të dalin dhe një ditë më shumë në javë, pa të drejtën e një shpërblimi apo pagesës së orëve shtesë.
Sistem skllavo-pronar në institucione shtetërore…
Më poshtë është denoncimi i njërës prej zonjave arkëtare, urdhëri i administratorit dhe vërtetimi i pagës së saj mujoremesazhet e saj s’kanë nevojë për komente të shtuara!