Nga Alba KEPI
KM na kujtoi sot proverbin “il riso abbonda sulla bocca degli sciocchi” apo me sakte ne gjuhen origjinale latine “risus abundat in ore stultorum”’!
Mos shko kaq larg Premier!
Kujto proverbin shqip; “qesh mire kush qesh i fundit” ose sic thote gjyshja ime qe e dinte italishten si e jotja “nuk po qesh por po zgerdhihesh nga halli” o KM!
Qellove prape me te zgerdhime mediat, gazetaret, te vertetat, e flet ne emer te kujt etike?
Te pergjimeve apo te hetimeve qe dite pas dite, brenda e jashte kufijve po nxjerrin lakuriq mbreterine socialiste te genjeshtrave!
Si lojtar hileqar qe i zbulohet dredhia, sikletshem e me te zgerdhime dhe kesaj here u shfaqe “duke gjuajt me gure” gazetaret!
Etika pa kompromis e profesionit tone, te pelqen o s te pelqen, eshte e verteta, analiza, zberthimi i cdo mendimi, fakti, qendrimi, qofte dhe gjesti qe tradhton fjalet e ve ne diskutim informacionin qe degjojme!
“Risus abundat in ore stultorum” i sotem, t’u kthye boomerang KM, e me etike e buzagaz presim pergjigjet e tua per;
Ministrat, funksionare, drejtore, kryetar bashkie, politikane, deputete, sekretare e nen seksere socialiste,
qe kane mbushur dosjet e Prokurorive shqiptare e te botes!
E me pas ne gazetaret si budallenj le te qeshim nga “Euforia” se ja dolem te kryejme misionin para shqiptareve qe quhet; E Verteta!
Me padurim e me etike po presim te qeshuren e fundit!