Balluku me mision në Bashkinë e Fierit për operacionin “fshesa”

Menjëherë pasi mori detyrën si drejtuese politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku ndërmori një operacion “fshesa” në strukturat e Partisë Socialiste në Fier dhe thuajse në gjithë qarkun.

E ngarkuar fuqiplotë nga Rama, pasi pastroi Erion Veliajn në Tiranë dhe vazhdon të pastrojë njerëzit e tij, gjeti kohë të pastrojë edhe në vende të tjera ata që i cilëson privatisht, në biseda me miqtë, si “mbeturina të Lali Erit”, ose thënë ndryshe, mbështetës të tij.

Armando Subashi ishte njëri prej tyre.

Por, duke qenë se Armando është i votuar, Bela nisi punën me një sherr me kryetaren e PS-së në Fier, që mbante dhe postin e zv/ kryetares së bashkisë e cila njihet në qytet si “këshilltare” e afërt e kryetarit, përveç postit të zv/kryetares që ka mbajtur në bashki.

Adela Hysenaj ishte zgjedhur në vitin 2022 me vota brenda PS-së në Fier si një nga dy bashkëkryetarët, bashkë me Ramion Kurtin.

Shefe Bela, pasi ia shkarkoi “këshilltaren” nga partia Subashit, ky i fundit guxoi dhe nuk e largoi nga bashkia siç donte ajo, por e mbajti.

Por karshillëku i Armandos ka pasoja; inati i Belës duket se priste një moment të dytë për të vepruar.

Pas suksesit në masakrën elektorale në Fier me drejtorët e saj, Bela iu rikthye inatit të vjetër, duke i ndërsyer SPAK-un Adelës dhe e mbylli në shtëpi.

Nuk dihet se çfarë pasojash do të vijnë nga mungesa e këshillave të Hysenajt dhe cili do të jetë reagimi i Subashit: nënshtrim i plotë ndaj Shefe Belës, apo vijim i luftës së ftohtë.

Të presim e të shohim.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …