Proteste e madhe para Parlamentit nis në orën 10.00

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revoluciuon”

Marshimi i sotëm ndryshe nga ditët e tjera, vijoi edhe me mbështetjen e ish-krerëve të UÇK pas një vendimi të dhënë nga Haga për ish-krerët e UCK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Vesili.

Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës edhe me thirrjet “Liria ka emër”, “Shqipëri Dardani jemi nji”.

Gjithashtu një tjetër ndalesë e protestuesve ishte edhe te Blloku i Sigurisë, ku qytetarët kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar në protestat e mëparshme nga policia.

Protesta e 109 u mbyll te busti i Adem Jasharit, në rrugën e Durrësit, me thirrjet “Liri për çlirimtarët”.

Gjithashtu nesër në orën 10:00 ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës parlamentare, është njoftuar edhe protestë.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetari: Balluku ka një bashkëpunëtor brenda SPAK! Ja pse Rama nuk e lëshon!!

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në SyriTv tha se, Belinda …