“Një padrejtësi e madhe”/ Daniel Serwer komenton vendimin e Hagës

DW: Z.Serwer, si e konsideroni vendimin e sotëm?

Daniel Serwer: Mendoj se është i padrejtë. Ai e kriminalizon rezistencën ndaj shtypjes. Kjo për mua nuk është e drejtë, edhe nëse do të kisha preferuar që kryengritja e Kosovës të mbetej jo e dhunshme.

DW: Cili është sipas jush elementi më i rëndësishëm i vendimit të sotëm?

Daniel Serwer: Shpallja e pafajësisë lidhur me akuzat për krime kundër njerëzimit është e rëndësishme, po aq sa edhe dënimi me 25 vjet burg për Thaçin. E rëndësishme ishte gjithashtu edhe ngritja e aktakuzës ndaj të katër udhëheqësve të UÇK-së.

DW: Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, theksoi se “kjo çështje nuk është rreth legjitimitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një Kosovë të pavarur, por rreth katër të dënuarve dhe akuzave ndaj tyre”.

Daniel Serwer: Fakti që thuhet, nuk e bën të vërtetë atë (deklaratën). Gjykatësi e di se vendimi do të shihet si një akt që delegjitimon UÇK-në dhe kauzën e saj. Nëse nuk e donin këtë, nuk do të duhej t’i kishin akuzuar kurrë katër udhëheqësit e saj.

DW: Ju si mendoni, a e dëmton ky vendim kauzën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Serwer: Kjo do të forcojë simpatinë për UÇK-në brenda Kosovës dhe do ta dobësojë atë jashtë saj.

DW: A mendoni se apelimi i çështjes do të sjellë ndryshimin e vendimit?

Daniel Serwer: Këtë nuk mund ta di. Apelimet shpesh rezultojnë të suksesshme në shkurtimin e dënimeve dhe, me sa kuptoj, ato janë një mundësi që gjykata të korrigjojë një padrejtësi. Por burgosja e gjatë para gjyqit përbënte gjithashtu një padrejtësi të madhe.

About Krye Redaktor

Check Also

Proteste e madhe para Parlamentit nis në orën 10.00

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, …