Zjarri në parkun “Lurë–Mali i Dejës” vijon prej 20 ditësh, digjen 400 hea pyje, në Berat flakët i afrohen banesave

Prej afro 20 ditësh, një vatër zjarri aktive po shkrumbon qindra hektarë pyje në parkun kombëtar “Lurë–Mali i Dejës”.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të gjera me pyje halore në zonën nga Gurë-Lura, Zall-Gjoçaj, e deri në Mas-Dejë. Deri më tani, llogaritet se janë djegur mbi 400 hektarë.

Aktualisht, një vatër tjetër aktive ndodhet në zonën e njohur si “Gjura e Pllaut”, në një terren të vështirë që nuk lejon ndërhyrje nga toka.

Ndërkohë, edhe në parkun natyror “Ulëz–Shkopet” situata mbetet problematike. Vatra e zjarrit në luginën e Shkopetit, që ishte fikur një ditë më parë, është riaktivizuar sot pasdite pranë tunelit të madh.

Një tjetër vatër është përhapur në zonën kufitare midis Matit, Mirditës dhe Kurbinin, ku po bëhen përpjekje për izolimin e flakëve.

Në Berat, flakët i afrohen banesave

Një zjarr ka përfshirë një zonë pyjore në një nga fshatrat e Beratit.

Në pamjet e siguruara nga Boldnews.al, shihet se flakët janë përhapur në një zonë kodrinore.

Deri më tani flakët janë përhapur në një zonë të konsiderueshme dhe janë afruar pranë banesave.

About Redaksia

Check Also

Biznesi qeverisë me armët, KAYO rrezikon sigurinë kombëtare!

Nga Jorida TABAKU Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit …