Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK që të njihet me vendimin për mbylljen e hetimeve. Pas daljes nga prokuroria e posaçme deputetja e Partisë së Lirisë deklaroi se unë në gjyq nuk do të shkoj, pasi atje mund të shkojnë avokatët.
Kjo është drejtësia e Yri Kim. Unë jam e bindur se do të kemi një ekip shumë të mirë avokatësh e për hir të së vërtetës do të bëjme edhe një risi për sa i përket proceseve gjyqësore jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana gazetareske dhe artistike.
Kam marrë vesh që tani që shkon çeshtja në gjykatë, unë mund të mos shkoj fare ne gjykatë. Atje shkojnë avokatët. Unë vazhdoj me projektet e mia. Ça do bëj. Dëshmitarët, të gjithë që janë aty nuk kanë dhënë asnjë gjë kundër meje, as kundër Ilir Metës, as kundër mamasë time as kundër gjithë bashkëpunëtorëve. Pse do shkoj. Atje të gjithë kanë bërë lojë kungulleshkash. Me tha, i thashë, i mora, i bëra. Kështu që gjithë procesi atje është ligjor.
Ne do marrim provat, provat që ka çuar prokuroria, do ti ballafaqojmë . Aty janë nja këtër fashikuj që prokuroria u ka dërguar letër redaksive të gazetave, porataleve dhe u kërkon çfarë shkrimesh keni kundër Monika Kryemadhit. Ata i kanë marrë jo si indicie por si prova. Ka shumë gjera që ne do ti shikojmë se si janë”, tha Kryemadhi.