CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Juristi: Nëse miratohet ky Kod Penal do të kërkoj azil politik, nuk jetohet më në këtë vend!

Nga Enton DOÇI

Kodi i ri Penal ka ndezur sërish debatet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, sidomos për ndikimin që ai pritet të ketë te gazetarët, analistët dhe komentuesit publikë. I ftuar në një intervistë televizive, juristi Jordan Daci bëri një deklaratë të fortë në lidhje me versionin aktual të projektligjit.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Kodi do të miratohej pa asnjë ndryshim, Daci u shpreh pa doreza: “Nëse miratohet ky kod siç është, atëherë unë i pari do të kërkoj azil politik, sepse këtu nuk jetohet më. Më thjeshtë se kaq nuk ta them dot”.

Ai theksoi se përmbajtja e projektligjit është e papranueshme dhe se e konsideron plotësisht të ligjshme të kërkosh azil në çdo vend të botës përballë kësaj situate. “Në çdo cep të botës që t’ia tregosh këtë Kod Penal, do të konsiderohet se siguria juridike në Shqipëri është më pak se zero. Për rrjedhojë, ke të drejtën për të përfituar mbrojtje”, shtoi ai.

“Në qoftëse miratohet ky kod siç është atëherë unë i pari do të kërkoj azil politik se këtu nuk jetohet më.

Më thjesht se kaq nuk ta them dot. Dhe e kam të ligjshme me marrë azil në 4 cepat e botës se kujtdo që t’i tregosh atë kod penal do konsiderojë që siguria juridike në Shqipëri është më pak se 0, për rrjedhojë e të drejtën e përfitimit të mbrojtjes”, tha Daci.

Daci nuk është zëri i vetëm që ka ngritur shqetësime mbi këtë draft. Të tjerë juristë paralajmërojnë se nismat e reja penale rrezikojnë të kthehen në mjete shtypëse kundër fjalës së lirë dhe kundërshtarëve të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …