FBI po riheton McGonigal, Rama nuk shpëton

Lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu bindjen se hetimet e rihapura nga FBI për ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit amerikan, Charles McGonigal, do të përfshijnë edhe komponentin shqiptar të aferës.

Berisha theksoi se ka besim të plotë që aktiviteti kriminal i McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri nuk do të mbetet i pandëshkuar, pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar, përfshirë edhe nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini.

“Kam besim të plotë se, FBI po e riheton rolin e McGonigal në aferën, në mashtrimin e madh, me të cilin synohej përmbysja e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve nga pushteti.

Jam i bindur se, komponenti shqiptar i kësaj do rishqyrtohet edhe një herë dhe se,  Altin Troplini nuk do mund të fshehë kurrë aktivitetin kriminal të Edi Ramë dhe McGonigalit në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …