Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot
flakëve.
Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte
kulti mbi 150-vjeçare u shkrumbuan. Jozyrtarisht, dëmet llogariten në miliona euro.
Nga politika po kërkohet zhdëmtim i plotë nga qeveria, por ekspertët e sigurimeve dhe
të financave publike theksojnë se kjo qasje është e rrezikshme, jo e qëndrueshme dhe
as përfundimtare për sektorët prioritarë.
Zgjidhja e vetme, sipas modeleve tanimë të standardizuara në Perëndim, që të jetë e
qëndrueshme, afatgjatë, është sigurimi.
Në Shqipëri operojnë kompani si SIGAL INSURANCE GROUP, që ofrojnë:
 Mbulim për çdo risk;
 Përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare;
 Kombinimin më të mirë të produkteve të sigurimit;
 Risigurim nga gjigantët botërorë si Hannover Re, Munich Re, Lloyds, Allianz, AIG
etj.
Çdo investim në Jug, nga bujqësia dhe blegtoria te turizmi dhe pronat, mund të ishte
mbrojtur me kosto minimale sigurimi.
Pronat, bizneset bujqësore dhe blegtorale që janë marrë në sigurim, pas verifikimit të
dëmeve, do të zhdëmtohen plotësisht.
Falë këtyre pagesave të demit, në rast se kanë qenë të siguruara, ato do të kthehen në
gjendjen e mëparshme financiare të përpara dëmit. Po ashtu, do të mund të rikthehen
në aktivitet në kohë rekord.
Në raste si zjarret e stërmëdha e të pandalshme të Jugut, pronat mbrohen me sigurimin
e pronës. Mbrojtja nga zjarri, sipas koeficientit në zonat e bashkisë së Delvinës, për 100
m2, kushton vetëm 26 euro. Ky është sigurimi standard që përfshin edhe mbrojtjen nga
rrufeja dhe eksplozioni.
Bujqësia mund të ishte mbrojtur me paketën e sigurimit të bujqësisë.
Blegtoria mund të ishte mbrojtur me paketën e sigurimit të blegtorisë.
Thuajse 1 euro për 250 euro investim, do të mjaftonin për ta marrë në mbrojtje
bujqësinë dhe blegtorinë e atyre zonave dhe risku i dëmeve nga zjarret do t’i
transferohej SIGAL, gjigantit sigurues.
Praktikisht, gjithçka!, për një prim sigurimi shumë të ulët.

E veçanta është se kjo vlen edhe për objektet e kultit që u shkatërruan nga zjarret. Dy
monumentet e kulturës që u shkrumbuan mund të ishin siguruar. SIGAL bashkëpunon
me ekspertë ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore për vlerësime të pavarura dhe të
certifikuara. Në bazë të tyre, përllogaritet primi vjetor dhe, në rast dëmi gjatë periudhës
së sigurimit, kompensimi do të ishte i plotë.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2025, sipas raportit zyrtar të AMF-së, SIGAL ka paguar më
shumë dhe më shpejt dëme se kushdo tjetër në treg: 9 milionë euro vetëm në 6 muaj.
�� Telefono pa pagesë: 0800 31 31
�� WhatsApp: 068 60 62 829
�� Porosit online paketën që të duhet: sigal.com.al

About Redaksia

Check Also

Guvernatori e pranon: Rritje e çmimeve të ushqimeve, bujqësia e industria në rënie, rënia e euros nuk po ndalet

Gent SEJKO Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në …