Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës që po digjen nga protestuesit

Ola Xama

Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit dhe djersës, e ëndrrave dhe shpresave i një familjeje të zakonshme. Prindër të zakonshëm, që hapin derën në mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte fraza me të cilën kryeministri Edi Rama tentoi të prekë sot opinionin publik, lidhur me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet.

Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, e duke ia lënë turmës që sipas tij do na marrë dhe ato pak që kemi, Edi Rama, sërish gënjeu. Përdori zjarrin e vënë ndaj një biznesi për propagandë.

Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku dhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logo e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”.

Rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon afro 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 1.7 milion euro.

Disa nga këto dyqane, iu jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e vendos biznesi “American Tabacco” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar si skemë: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, i paguan qira atij që ka patur lidhjet për të marrë këto të drejta.

Hapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë eksluzive familjareve te pronarëvr të televizionit Top Chanel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016. Procedura u bë pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetra kioska duhet të punohen nga një njeri i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna.

Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për tu propaganduar më pas në media.

About Krye Redaktor

Check Also

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari dhe drejtues të FSHB pritën sot …