Rama qërohu/ Për të sotmen dhe për të ardhmen

Për të sotmen dhe për të ardhmen ,
Rama qërohu !

Bujar LESKAJ

Pas 135 ditësh proteste paqësore qytetare dhe 5 ditë trazirash dhe kaosi Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë gaz lotsjellës, barrikada dhe përplasje. Ajo ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe një zgjidhje që i jep fund krizës. Dhe përgjegjësia për ta nxjerrë vendin nga kriza fillon nga zyra e kryeministrit, jo nga rrugët ku marshojnë protestuesit.
Dita e 17 tetorit 2026 do të mbetet një nga ditët më të rënda dhe më të tensionuara të përjetuara nga Tirana, përgjatë gjithë këtyre 36 viteve të tranzicionit të tejzgjatur. Gazi lotsjellës, ujëhedhëset, zjarret, barrikadat dhe rrugët e mbushura me forca policore krijuan një atmosferë frike dhe pasigurie në kryeqytet. Qytetarët panë një Tiranë të tensionuar, ku jeta e përditshme, veprimtaria ekonomike dhe ndjenja e sigurisë u vunë nën presionin e një krize që duhej të ishte zgjidhur nga Rama përmes dialogut politik, shumë kohë më parë.
Pyetja që shtrohet sot nuk është vetëm se si u arrit deri në këtë pikë. Pyetja thelbësore është: pse një protestë paqësore që zgjati 135 ditë nuk arriti të gjente një përgjigje politike nga ky sekt në qeverisje, përpara se situata të përshkallëzohej?
Kryeministër, ti ke pasur 135 ditë për të dëgjuar studentët, për të kuptuar kërkesat e tyre dhe për të krijuar një mekanizëm serioz dialogu. Një protestë që zgjat për më shumë se katër muaj nuk mund të trajtohet si një shqetësim kalimtar, as si një zhurmë që do të shuhet vetiu me kalimin e ditëve. Këtë bëre ti, me papërgjegjësinë dhe aventurizmin ekstrem që të karakterizon.
Kur të rinjtë dalin vazhdimisht në rrugë, kur kërkesat e tyre mbeten pa një përgjigje bindëse dhe kur mosbesimi ndaj institucioneve thellohet, kishe detyrimin të dëgjojë, të shpjegojë dhe të negociojë. Nuk i dole përpara situates, ku pakënaqësie ndaj teje dhe zullumeve të tua e sektit tend, të shndërrohej në krizë të rrezikshme për vendin, sikurse është sot.
Arroganca, indiferenca, përbuzja dhe komunikimi përçmues të sollën në këtë, në raport me studentët dhe të rinjtë e vendit tend.
Sot ti, me këmbënguljen tënde prej të marri për të mos dhënë dorëheqjen, ke bërë që qytetarët të shkojnë të pasigurtë në punë, që familjet të përpiqen të mbyllin sa më shpejt fëmijët në shtëpi, që bizneset të humbasin klientët dhe që vizitorët të përballen me pamje shqetësuese të kryeqytetit dhe qyteteteve të tjera të vendit.
Po e paguan rëndë edhe ekonomia e shqiptarëve, sepse pasiguria dhe imazhet e dhunës dëmtojnë besimin e konsumatorëve, aktivitetin tregtar dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion i sigurtë investimesh dhe turizmi.
Ti, që në këto 5 ditë trazirash ke heshtur si frikan që je, dhe ke dale në mëngjes herët dy apo tri herë, për ca mesazhe gjysmake, kishe përgjegjësinë të mblidhje partitë parlamentare dhe të jepje dorëheqjen, për të qetësuar vendin. Dhe t’ia lije rradhën një qeverie teknike për të qeverisur Shqipërinë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ti disponoje institucionet, mjetet e dialogut dhe autoritetin për të ndërmarrë hapa konkretë, që parandalonin përshkallëziminin dhe krizën e rëndë që po kalon vendi. Ti e solle vendin në këtë greminë që është sot.
Largimi yt është një çështje përgjegjësie politike. Nëse qeverisja jote nuk është më në gjendje të krijojë besim, të dëgjojë qytetarët, në rradhë të pare studentët dhe të ulë tensionet, duhet të përballesh me pasojat politike të kësaj situate. Dorëheqja është një mundësi reale që duhet të shqyrtohet, kur drejtimi politik ka humbur besimin e nevojshëm për të qeverisur dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.
Për karrigen e askujt nuk mund dhe nuk duhet të sakrifikohet qetësia publike dhe rendi publiki shqiptarëve. Vendos, sa nuk je akoma shumë shumë vonë!

Sulmet e Ramës ndaj News 24, drejtuesve dhe gazetarëve të këtij institucioni dinjitoz mediatik është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë dhe gjithë protestës popullore.
Në shkelje të ligjit dhe i nxitur nga urrejtja, Rama i ka shpallur luftë medias së lirë dhe asaj opozitare, duke cenuar, sulmuar, intimiduar dhe linçuar të gjithë grupin mediatik të News 24, si dhe duke sulmuar padrejtësisht edhe bizneset e pronarit të këtij grupi mediatik, përgjatë këtyre viteve.
News 24 ka gazetarë kurajozë, të spikatur dhe emisione të lira që përfaqësojnë interesin publik dhe pasqyrojnë realitetin në Shqipëri, duke demaskuar gjatë gjithë këtyre viteve korrupsionin galopant të Edi Ramës dhe sektit të tij.
Gazetarët e News 24, me dinjitet dhe kurajë, janë bashkuar me gazetarët e opozitës ( RD, Syri etj)kundër sektit të Ramës, duke denoncuar me guxim krimet dhe korrupsionin e Edi Ramës.
( për sulmet e Edi Ramës ndaj medias së lirë dhe asaj opozitare, veçanërisht ndaj grupit mediatik të News24, do shkruaj në një shkrim të veçantë )

About Krye Redaktor

Check Also

Gjendet një trup i pa jetë buzë lanës

Është gjetur pa jetë një trup buzë lumit Lana, në Tiranë. Trupi i pajetë është …