Shkrumbohen plotësisht 6 fshatra në Gramsh, krijohen vatra të reja zjarri

Situata e zjarreve në Gramsh vijon të jetë tepër kritike, pasi era e fortë ka kontribuar në përhapjen e flakëve, duke shkaktuar krijimin e vatrave të reja në disa zona.

Një nga zonat më të prekura është Skënderbegas, ku edhe fshati i fundit po digjet.

Deri tani, 6 fshatra janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një fshat tjetër është përfshirë nga flakë dhe një tjetër ndodhet në rrezik të menjëhershëm.

Në njësinë administrative të Kodovjatit, flakët kanë arritur të jenë shumë pranë fshatit Posnovisht. Gjithashtu, ka shqetësime për rrezikun që iu kanoset fshatrave të tjerë që ndodhen afër njëri-tjetrit, duke përbërë një kërcënim të madh për jetën dhe pasurinë e banorëve të zonës.

About Redaksia

Check Also

GJKKO kalon për gjykim në themel dosjen e Benet Becit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim në …