Edi Rama ka varrosur demokracinë!/ Bardhi: OSBE ngriti “këmbanën e alarmit” për lirinë e medias në Shqipëri!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, reagoi përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar shqetësimin e Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE si një “këmbanë alarmi” për autoritetet shqiptare.

Ai e quajti ndërprerjen e transmetimit të News24 dhe bllokimin e gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, “shpërdorim të pastër të detyrës” dhe “shkelje flagrante të Kushtetutës”.

Bardhi kërkoi që drejtësia të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij që ai e quajti “krim të shumëfishtë shtetëror, të denjë për regjime autoritare”.

Reagimi 

Shqetësimi i Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, institucioni me reputacionin më të lartë në mbrojtjen e lirisë së medias në botë, është një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare.

Veprimet arbitrare të ndërprerjes së transmetimit të News24 apo bllokimi i gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, është shpërdorim i pastër i detyrës dhe një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë.

Apeloj edhe njëherë institucionet përgjegjëse të drejtësisë të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij krimi të shumëfishtë shtetëror, të denjë vetëm për regjimet autoritare.

Liria e medias është jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Përmes asgjesimit të saj dhe lirisë së qytetarëve për të zgjedhur, Edi Rama praktikisht ka varrosur demokracinë në vend.

Image

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …