Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ishte i pranishëm në Bjeshkët e Istogut, në ceremoninë për shpalosjen e pllakës së falënderimit për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ku kanë marrë pjesë gjeneral e figura të larta politike.
Berisha shkruan se, së bashku me miqtë gjermanë vendosëm tufa me lule tek memoriali i të rënëve të Istogut dhe shtatorja e Presidentit Rugova.
Kreu i PD, Berisha shprehet se, natyrisht nga Istogu nuk mund të largohesha kurrë pa shprehur nderimin tim më të thellë, pa u përulur me mirënjohjen më të pakufishme, para dhjetëra e dhjetëra djemve e vajzave të Istogut që ranë me pushkë në dorë për lirinë dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e pavarur.
“Mbrëmë në kthim në Tiranë së bashku me miqtë gjermanë vendosëm tufa me lule tek memoriali i të rënëve të Istogut dhe shtatorja e Presidentit Rugova.
Ky është prononcimi im për të rënët e Istogut dhe luftën çlirimtare të UÇK:
“Isha në një vizitë private tek miq të mi.
Festuam ditëlindjen e Gani Dreshës dhe u ndjeva shumë i nderuar që isha mik i tyre.
Vizitova bjeshkën e Istogut gjer në Çorovodë, në kufi dhe pata fatin të shijoj mahninë e kësaj bjeshke.
Por natyrisht nga Istogu nuk mund të largohesha kurrë pa shprehur nderimin tim më të thellë, pa u përulur me mirënjohjen më të pakufishme, para dhjetëra e dhjetëra djemve e vajzave të Istogut që ranë me pushkë në dorë për lirinë dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e pavarur.
Betejat e luftëtarëve të Istogut dhe në tërësi të kësaj zone, kanë qenë betejat nga më të përgjakshmet, por dhe me një rol shumë të veçantë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj dhe unë shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët me luftën e tyre, mbrojtën jo vetëm vlerat e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, por ajo ishte lufta e fundit çlirimtare në Europë dhe i dhanë fund një kolonie në zemër të Europës që përbënte një turp të madh dhe të patolerueshëm.
Unë thashë, e kalova ditën në bjeshkë, por edhe atje ishin gjurmë të barbarive serbe, të cilët kishin vërshuar nga Sanxhaku dhe mbledhë çfarë kanë gjetur, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar, kanë kaluar para breshërive të armëve të tyre 53 qytetarë të Istogut.
Edhe për ata unë shpreh nderimin tim më të madh””, shkruan Berisha.