Në një reagim publik, Vokshi e cilësoi situatën si “krim shtetëror”, duke theksuar se çdo seancë e humbur për këta pacientë përbën rrezik serioz për jetën.
Ajo nënvizoi se nuk është hera e parë që ndodh një skandal i tillë, ndërsa për më shumë se një vit ka denoncuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministrat e Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT-së për akuza që variojnë nga shpërdorimi i detyrës, neglizhenca mjekësore deri te vrasja me dashje.
Reagimi i Vokshit
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK skandalin në Onkologjik, ku pacientët që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme. Ajo shprehet: Skandal i përsëritur në Onkologjik!
Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!
Nuk është hera e parë.
Nuk është rast i izoluar.
Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtuea në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.
Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.
Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor.