CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Zjarret/ Zhupa kërkesë zyrtare qeverisë për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të Delvinës, Finiqit dhe Konispolit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, përfaqësuese e qarkut të Vlorës në Kuvend është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Bashkive Delvinë, Finiq, Konispol, Prefektit të Vlorës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo kërkon ngritjen e menjëhershme të një grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Bashkitë Delvinë; Finiq; Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.

Zhupa gjithashtu ka deklaruar gaditshmërinë e përfaqësuesve demokrat në këshillat bashkiak për të qënë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi. Dhe vullnetin për të votuar cdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve tëprekur nga zjarret.

Deklarata dhe kërkesa zyrtare e deputetes Ina Zhupa

Si deputete e Qarkut të Vlorës, ju kam dërguar sot një kërkesë zyrtare ministrive të brendshme dhe të mbrojtjes për ngritjen e menjëhershme të grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Bashkitë Delvinë; Finiq; Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.

Duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjell kërkoj që pa asnjë vonesë në shërbim të banorëve:

  1. Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
  2. Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve.
  3. Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve të tregut të dëmeve të shkaktuara banorëve.

Shpreh gaditshmërinë e përfaqësuesve tanë në këshillat bashkiak për të qënë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi. Dhe vullnetin për të votuar cdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve të prekur nga zjarret.

Sic e parashikon ligji për “Mbrojtjen Civile” pamundësia financiare e buxheteve të këtyre bashkive nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për dëmshpërblimet e banorëve, në këtë rast janë institucionet qëndrore që do duhet të përgjigjen. Por fillimisht është evidentimi dhe nxjerrja e faturës financiare si detyrë e drejtpërdrejtë e grupit të punës, proces që nuk duhet vonohet.

Djegie e shtëpive, djegie e tokave bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, djegie e ullishteve, djegie e bagëtive, e kanë kthyer jetesën e këtyre banorëve të pamundur për shkak se nuk kanë më asgjë. Banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh. Është detyrë e shtetit tju përgjigjet në këtë fatkeqësi për të cilën ata nuk kanë asnjë përgjegjësi.

ImageImageImage

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …