“Faleminderit Edi Rama” për këtë “sukses” të ri…

Nga Petrit VASILI

“Sukseset” e Edi Ramës nuk kanë mbarim, pavarësisht se kritikët e tij dhe opozita nuk duan ti shohin.

Tani e arriti më në fund që Shqipëria të jetë vendi me kequshqyerjen më të lartë në Evropë dhe lajmin e jep FAO Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin.

Rama me këmbënguljen e njeriut “punëtor” dhe “vizionar”, ka krijuar një qëndrueshmëri shumë të lartë në rezultatet e tij, duke na mbajtur me vendosmëri gjithmonë në vendet e fundit në Evropë.

Ai me vizionin e tij të “përparuar” ka evituar rezultatet e larta, sepse popullit i prishet mendja kot po ti japësh mirëqenie, kurse kështu në varfëri e mbledh mendjen top, struket në fund dhe pret me gojë hapur mbase i hedh ndonjë kothere Rama.

Po këto rezultate të “shkëlqyera” Rama i ka arritur edhe me indeksin e korrupsionit, të arsimit, të ndotjes, të përpunimit të plehrave, të kanabizimit, të zbatimit të ligjit.

Pra është madhërisht i fundit në çdo gjë!

Ndaj duhet të themi me gojën plot “Faleminderit Rama” për “stabilitetin”, që ke krijuar për fundosjen e pandalshme të Shqipërisë.

“Faleminderit Rama” se me ty në krye Shqipëria nuk do ta ngrejë kurrë kokën lart, por do të jetë ” e qetë” aty poshtë e më poshtë e zhytur në varfëri pa kthim.

“Faleminderit Rama” se vetëm ti mund të arrije “suksese” të tilla njeri më negativ se tjetri, të lumtë se je absolutisht rekordmen i vërtetë i të keqes.

About Redaksia

Check Also

Autokracia si “normalitet” i ri i Edi Ramës!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka …