Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp tha se, opozita është plotësisht e gatshme të dorëzojë prova konkrete për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera kriminale dhe korrupsioni, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe prokurorin Altin “Troplini”.
Berisha tha se, McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij.
“Jemi plotësisht të gatshëm dhe disponojmë prova të shumta.
Disponojmë prova të shumta qoftë për Edi Ramën, qoftë për Altin Troplinin, qoftë për të tjerë.
McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve të tij kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij.
Por këtu hetimi duhet të përfshijë edhe Altin Troplinin, që ka dy vjet që e mban dosjen në sirtar.
Që hap çështje për të mbrojtur krimin, siç ka bërë me Irena Gjokën”, tha Berisha.